LAJMI I FUNDIT:

Civil: Policia financiare është instrument për presione politike

Civil: Policia financiare është instrument për presione politike

“Vizita” e paradokohshme e policisë financiare e Shoqatës Qytetare ‘Most’, e cila është një nga organizatat më aktive në vëzhgimin e zgjedhjeve, CIVIL – Qendra për Liri e konsideron presion politik të drejtpërdrejtë mbi këtë organizatë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Përveç kësaj që bëri presion mbi një organizatë që monitoron zgjedhjet, qeveria po abuzon këtë mekanizëm për të dërguar mesazhe kërcënuese për të gjitha organizatat e tjera të shoqërisë civile.


Me këtë procedurë, vetëm edhe një herë tregohet se institucionet janë një instrument në duart e partive në pushtet për presion dhe kërcënim ndaj publikut demokratik. Në rrethana të tjera, fakti që kjo organizatë është duke u hetuar për diçka që ka ndodhur në një kohë, mund të flet për mosazhurimin dhe efikasitetit të policisë financiare.

Megjithatë, duke pasur parasysh se kjo “vizitë” zhvillohet në prag të krizës politike, në ditët kur caktohen zgjedhjet pa siguruar kërkesat tona minimale për mirëmbajtjen dhe duke pasur parasysh shfaqjet kritike të MOST-it në publik, ky akt i fuqisë ka plotësisht dimension ndryshe. Prandaj, nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të interpretuar këtë procedurë, përveç si presion politik, kërcënim dhe përpjekje për të bllokuar procesin demokratik në vend”, thuhet nga OJQ.

CIVIL fton të gjitha organizatat e shoqërisë civile, median dhe strukturat civile të cilët janë të angazhuar për demokracinë, për të shprehur solidaritetin e tyre dhe mbështetjen më të madhe, për shkak se sulmi ndaj një organizate është një sulm ndaj të gjithë publikut demokratik. /Telegrafi/