City shkatërron Interin

City ishte më i mirë gjatë gjithë takimit, por goli i parë erdhi vetëm në fund të pjesës së parpë (45+1) kur Mario Balotelli realizoi për 1-0 me kokë.
Edin Dzeko me të filluar pjesa e dytë shënoi për 2-0, kurse verdiktin përfundimtar në minutën e fundit shtesë e vuri Adam Johnson që realizoi për 3-0.
Me këtë fitore Manchester City ka treguar dhëmbët para fillimit të sezonit të ri, kurse Interi nga Dublin Cup largohet i poshtëruar me shpresë se në superkupën e Italisë ndaj Milanit do të mund të rikthehet fuqishëm dhe me titull në Appiano Gentile, më 6 gusht. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































