Aymeric Laporte sipas të gjitha gjasave do të largohet këtë verë nga Manchester City.

Mbrojtësi francez me pasaportë spanjolle ka humbur vendin e titullarit te skuadra angleze dhe ka kërkuar largimin.


Laporte dëshiron të luaj më shumë që të jetë me Spanjën në Kampionatin Botëror vitin e ardhshëm.

b5e8455b710f6ec60ce678928eab79b2

Pep Guardiola nuk po i beson për formacionin bazë pasi aty ka dyshen Ruben Dias dhe John Stones.

City nuk e ka ndërmend ta ndaloj për tu larguar Laporten dhe tani i ka vendosur edhe çmimin e largimit.

Kampioni në fuqi i Anglisë i ka bërë të qartë mbrojtësit se për tu larguar nga skuadra duhet që të paguhen 60 milionë euro për të.

2384173a30

Real Madrid dhe Juventus janë dy skuadrat që kanë shprehur interesim për lojtarin, por çmimi prej 60 milionë eurove duket i lartë.

Edhe paga e lojtarit prej 160 mijë funteve është e lartë dhe lojtari duhet të ulë kërkesat e tij. /Telegrafi/

telegrafi sport app