Manchester City ka fituar lehtësisht ndaj Brighton & Hove Albion në Ligën Premier me rezultat 2-0.

City ishte dukshëm më i mirë dhe kjo ishte një tjetër fitore e merituar për skuadrën e Pep Guardiolas.


Golin e parë në takim erdhi nga Raheem Sterling në minutën 29-të, ndërsa shans të mirë për gol kishin edhe Bernardo Silva (33') dhe Raheem Sterling (39'), por asnjëri nuk ia arriti.

Bernardo silva Bernardo Silva © (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Pjesa e dytë filloi me shansin e David Silvas në minutën e 58-të, ndërsa goli tjetër në takim u shënua nga Sergio Aguero (65').

Pas kësaj fitore Manchester City ngjitet në pozitën e parë me 19 pikë, kurse Brightoni në vendin e 14.

Sergio Aguero © (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Ndeshja e ardhshme e Cityt është kundër Liverpoolit.

Brightoni në xhiron e ardhshme do të luajë kundër West Hami që në këtë javë mposhtën Manchester Unitedin. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x6ug7mh

telegrafi sport app