LAJMI I FUNDIT:

Citroen Basalt, SUV-i i ri kompakt

Citroen Basalt, SUV-i i ri kompakt

Prodhuesi francez i veturave Citroen ka zbuluar fotografitë e para të SUV-it kompakt nga modeli Basalt.

Siç është bërë e ditur në kumtesën e tyre, qëllimi është kombinimi i rrjedhshmërisë dhe dinamizmit që e ofron varianti coupe, me fuqi dhe besueshmëri që e jep SUV-i, transmeton Telegrafi.


“Na vjen shumë mirë që mund të prezantojmë pjesën e tre të programit që ka për qëllim të shënojë rritje ndërkombëtare të Citroen. Ekipet tona po punojnë shumë në marrjen e porosive që pritet të zgjatë edhe në muajt në vazhdim”, tha Thierry Koskas, shefi i Citroen.

“Ky është një vizion inovativ i një coupe SUV që nxjerr një dizajn të guximshëm me hapësirë ​​të mjaftueshme brenda dhe rehati unike në automjet”, shtoi ai.

Ky është, ashtu siç tha Koskas, modeli i tretë në kuadër të programit C-Cubed që u krijua posaçërisht për të zhvilluar Citroen në dy rajone të rëndësishme strategjike.

Kjo është arsyeja pse, për fat të keq, Basalt nuk do të jetë i disponueshëm në Evropë, por vetëm në Indi dhe Amerikën e Jugut. /Telegrafi/