LAJMI I FUNDIT:

“Cities of Peace” thur në filigran rrëfimin për Prishtinën

“Cities of Peace” thur në filigran rrëfimin për Prishtinën

Për më shumë se 10 vjet, projekti “Cities of Peace” apo “Qytetet e paqes” ka udhëtuar nga Jerusalemi në Bagdad, Sarajevë, New York e shumë qytete të tjera. Tash ka ardhur edhe në Prishtinë, ku bëhet prezantimi i pikturës “The Flowering” – për të promovuar kulturën e historinë e shteteve përmes muraleve.

Piktura monumentale që në Prishtinë mban emrin “Lulëzimi” është shndritur me katër lloje të arit të çmueshëm, përfshirë fletët e paladiumit, për të festuar historinë tetëmijë vjeçare të rajonit. E krijuar me pjesëmarrjen e studentëve, artistëve, studiuesve, nga etni dhe 38-të komuna të ndryshme, “Lulëzimi” gjurmon të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e këtij qyteti me vijat më të holla të filigranit.


Për të parë përgatitjet e fundit para prezantimit, në vizitë në Muzeun e Kosovës ishte ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë, Greg Delawie, i cili u shpreh i lumtur që “Cities of Peace”, si projekt amerikan, ka ardhur në Kosovë.

Kjo vepër artistike është realizuar – gjatë rezidencës dymujore në Muzeun e Kosovës – nga drejtoresha artistike e programit Ellen Frank dhe studentë nga e gjithë Kosova.

Projekti “Qytetet e paqes” nderojnë historinë dhe kulturën e qyteteve botërore që kanë përjetuar konflikte dhe trauma të mëdha. /KP/

Në trend Kultura

Më shumë
Arkivi i panjohur i Ali Pashës: Fushata për të nënshtruar suliotët

Arkivi i panjohur i Ali Pashës: Fushata për të nënshtruar suliotët

Kulture
T’i dashuroj të gjitha të metat, përveç mungesës ...

T’i dashuroj të gjitha të metat, përveç mungesës ...

Fjala+
Torturat e tmerrshme që përdorën komunistët në Shqipëri

Torturat e tmerrshme që përdorën komunistët në Shqipëri

Kulture
O GRUA

O GRUA

Poezi
Të panjohurat e filmit, “La Dolce Vita”

Të panjohurat e filmit, “La Dolce Vita”

Filmi
DIGJITALE

DIGJITALE

Poezi
Kalo në kategori