LAJMI I FUNDIT:

Çitaku prezanton heroin e panjohur të pavarësisë së Kosovës

Çitaku prezanton heroin e panjohur të pavarësisë së Kosovës

Ambasadorja e Kosovës në Washington, Vlora Çitaku, ka shpërndarë një fotografi gjatë festimeve që po mbahen në Washington për 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Në një postim në rrjetin social Facebebook, Çitaku ka përmendur një person (Josh), për të cilin thotë se ka luajtur rol të rëndësishëm në pavarësinë e Kosovës, edhe pse sipas saj, për kosovarët është i panjohur.

“Josh është një hero i panjohur i pavarësisë sonë. Ai ka luajtur një rol kyç. Kur të shkruhet historia, edhe emri i tij do të jetë aty. Kosovarët do të mësojnë për të nëpër libra. Josh, jam shumë krenare që jam shoqja jote”, ka shkruar Çitaku në Facebook.


Në ndërkohë, edhe Josh i ka kthyer një koment ambasadores Çitaku, duke filluar në gjuhën shqipe “Faleminderit shumë”.

“Faleminderit shumë, zonja ambasadore! Jam krenar që jam shok i Kosovës dhe shoku juaj. Kudo që jam, çfarëdo pune që të bëj, do të punoj për forcimin e lidhjeve mes dy vendeve tona TË PAVARURA. Dhjetë vjet më parë ne bëmë diçka të madhe! Po shoh përpara për më shumë kujtime e shoqëri së bashku”, ka shkruar ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori