LAJMI I FUNDIT:

Çitaku në Këshillin e Sigurimit kërkon drejtësi për gratë e dhunuara gjatë luftës

Çitaku në Këshillin e Sigurimit kërkon drejtësi për gratë e dhunuara gjatë luftës

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB, ka folur edhe njëherë për krimet e luftës që Serbia ka shkaktuar në Kosovë, duke vënë theksin te gratë e dhunuara për të cilat ajo shtoi se askush nuk ka marrë përgjegjësinë deri sot dhe për të cilat tha se do të jetë synimi i saj për të kërkuar drejtësi.

“Mijëra viktimave u është mohuar drejtësia. Të mbijetuarat e dhunës seksuale, 20,000 prej tyre, ende mbajnë plagët, fizike dhe plagë psikologjike të kësaj forme të torturës. Shumë janë përdhunuar para familjeve të tyre derisa forcat serbe erdhën për të na shkelmuar si pjesë e fushatës së tyre të spastrimit etnik. Fushata sistematike e përdhunimit gjatë luftës në Kosovë”.

“Në emër të të gjitha prej tyre, unë do kërkoj drejtësi. Ne duhet të shohim autorët pas hekurave, dhe ne kemi nevojë që mënyrë kolektive dhe globale të bëjmë më shumë, në mënyrë që viktimat e dhuna seksuale gjatë luftës por edhe kudo në botë të ndjehen të mbështetura dhe jo vetëm”, ka thënë Çitaku.


Në trend Lajme

Më shumë
Policia del me raport, 14 vrasje për nëntë muaj, rritje e dhunës në familje dhe rritje e gjobave në trafik

Policia del me raport, 14 vrasje për nëntë muaj, rritje e dhunës në familje dhe rritje e gjobave në trafik

Lajme
AVONET: Dënojmë dhunën e Policisë ndaj gjashtë të rinjve në Vushtrri, hetim urgjent dhe llogaridhënie

AVONET: Dënojmë dhunën e Policisë ndaj gjashtë të rinjve në Vushtrri, hetim urgjent dhe llogaridhënie

Lajme
Mimoza Kusari - Lila diagnostikohet me kancer të gjirit, njofton se ka kryer operimin në QKUK

Mimoza Kusari - Lila diagnostikohet me kancer të gjirit, njofton se ka kryer operimin në QKUK

Lajme
Kos: Të gjejmë rrugë të tjera nëse Kosova dhe Serbia s’pajtohen

Kos: Të gjejmë rrugë të tjera nëse Kosova dhe Serbia s’pajtohen

Lajme
Organizoi tentimvrasjen e dy personave, i dyshuari ekstradohet nga Spanja në Shqipëri nën masa të rrepta sigurie

Organizoi tentimvrasjen e dy personave, i dyshuari ekstradohet nga Spanja në Shqipëri nën masa të rrepta sigurie

Lajme
Gjobitet shoferi me 400 euro gjobë, pikë negative e masë mbrojtëse, drejtoi veturën me fëmijë në prehër

Gjobitet shoferi me 400 euro gjobë, pikë negative e masë mbrojtëse, drejtoi veturën me fëmijë në prehër

Kronika e Zezë
Kalo në kategori