Ambasada Franceze në Kosovë dhe Cineplexx kanë prezantuar edicionin e 17-të të javës së Filmit Frankofon në Kosovë.

Hapja e festivalit do të jetë të hënën, më 20 nëntor në orën 19:00 në Cineplexx. Për këtë mbrëmje, filmi Jalouse nga David dhe Stéphane Foenkinos do të paraqitet nga vetë regjisorët.


film 1

Aktivitetet do të vazhdojnë, me shfaqje të filmave FALAS për publikun, prej 20 deri me 24 nëntor çdo mbrëmje në orën 19:00.

Me 21 nëntor do të shfaqet filmi “Polina” i cili ka të bëjë me një vajzë të re e cila studion baletin klasik, ndërkaq me 22 nëntor shfaqet filmi “The Umbrellas of Cherbourg” që ka të bëjë me një grua të re të ndarë nga partneri përshkak luftës, e cila ballafaqohet me një vendim që ndryshon jetën e saj.

film 2

“The Dancer” do të jetë film i rradhës i cili do të shfaqet me 23 nëntor i cili ka të bëjë rreth marrëdhënies të komplikuar së Loie Fuller me rivalen e saj Isadora Duncan. Java do të përmbyllet me filmin. Java do të përmbyllet me filmin “French Cancan” e cila kronikon ringjalljen e vallëzimit më të famshëm të Parisit, duke tregouar historinë e një producent teatri,i i cili e transformon një pastruese në një yll në Moulin Rouge.

film 3

Të gjithë do të keni mundësi t’i shikoni disa nga filmat më të mirë francez këtë javë FALAS.

Për më shumë informata: https://goo.gl/6q43ck