Ajo ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve me emisionin e ri “Krejt Ka’Pak” i cili transmetohet çdo të dielë në orën 13:00 në Radio Televizionin e Kosovës.

Fjala është për prezantuesen Rina Imeri, e cila vjen në një format televiziv më ndryshe dhe mjaft të veçantë.


Megjithatë, kjo nuk është e vetmja pasi ajo së fundmi është bashkuar në një tjetër projekt që ka të bëjë me modën.

85010969 190339225367447 2252162747011694592 n Rina Imeri dhe Blerina Kllokoqi - Rugova (Foto: Instagram)

Telegrafi mëson se Rina po vjen në bashkëpunim me kreatoren tashmë të njohur në trojet shqiptare, Blerina Kllokoqi – Rugova.

Fotografitë e tyre të përbashkëta kanë filluar të qarkullojnë edhe në faqe të ndryshme në rrjetet sociale.

Duke qenë se Blerina prej vitesh shquhet për profesionalizmin dhe punën unike, nuk ka dyshim se ky projekt do të mirëpritet.

85037603 1285162851691386 2129779754151182336 n Rina Imeri dhe Blerina Kllokoqi - Rugova (Foto: Instagram)

Ndërkaq, presim të shohim në vazhdim se çfarë kanë përgatitur artistet për fansat e tyre dhe mbarë publikun. /Telegrafi/