Pas pyetjes se cili ishte më i mirë Pele apo Maradona - po ju sjellim një krahasim në mes të dy lojtarëve, të cilët sot janë aktiv në futboll. Si në mediat botërore, ashtu në mesin e lexuesve të Telegrafit, ka një ndarje të madhe rreth pyetjes se cili është më i mirë, Kaka apo Cristiano Ronaldo?!
Cristiano Ronaldo dos Santos Aveiro dhe Ricardo Izecson dos Santos Leite janë emrat përkatës të lojtarëve, të cilët për adhuruesit njihet vetëm si Ronaldo dhe Kaka.
Dyshja ka qenë subjekt i një prej polemikave më të mëdha që së fundi diskutohet në mesin e adhuruesve të futbollit. Njëri prej tyre merr votat e FIFAs, UEFAs, Peles dhe shumicës së gazetarëve evropian të futbollit. Tjetri mbetet fuqimisht numri një nga shumica e adhuruesve të futbollit, por megjithatë pa trofe personal dhe vetëm me duartrokitjet e publikut.
Nëse bazohemi në formën e këtij sezoni, është vështirë të jesh kundër Ronaldos. Në Serie A, Kaka ka ngecur duke dhënë përshtypje të lodhjes dhe duke mos arritur ta menaxhojë si duhet ritmin me të cilin ai identifikohet si talent i gjeneratës së re. Këtë sezon, shumë pak i është afruar standardeve të tij.
Ronaldo, në anën tjetër, ka qenë i shkëlqyeshëm në Premierligë. Duke shfrytëzuar lëvizjet e shpejta dhe disa dinakëri nganjëherë të tepruara, portugezi ka qenë tmerrues për çdo mbrojtës dhe portier në ligë.
Shpejtësia, forma e mirë, gjuajtjet e lira dhe syri ‘i lindur’ për gola, e kanë bërë atë të tejkalojë qysh tash shifrën e golave të sezonit të kaluar, duke u ngritur në vendin e parë. Ai ka gjetur 27 herë portën, në po aq ndeshje për Manchester Unitedin, që nuk është shumë keq për një lojtar, i cili luan në mesfushë. Gatishmëria e tij për të sulmuar është e pamëshirshme.
Çfarë thotë Platini për Ronaldon?
Michel Platini, i cili ka komentuar për Ronaldon së fundi ka qenë mjaft i saktë duke thënë se ai ende pritet të dëshmohet në shkallë më të lartë. “Është mjaft vështirë të krahasosh lojtarët duke i krahasuar garat dhe ekipet. A thua është më vështirë të jesh anësor i djathtë në Manchester se sa në Itali, ku kjo pozitë pothuajse nuk ekziston?”, kishte komentuar Platini.
“Nëse Ronaldo është lojtar më i mirë në botë ose Evropë, ai duhet ta dëshmojë këtë në Kampionatin Evropian, pasi që kjo do të mund të ishte e vetmja mënyrë që ta gjykojmë atë, aty ku të gjithë lojtarët më të mirë do të kenë shansin të shihen”, ka deklaruar Platini.
Në Ligën e Kampionëve të sezonit të kaluar, kur ishte më se i nevojshëm, Ronaldo ‘mungoi’, duke shënuar vetëm disa gola, derisa Kaka ishte shtyllë kryesore e Milanit në këtë triumf, duke qenë edhe golashënuesi më i mirë i garës.
Por, të mos përmendim shumë të metat e Ronaldos, pasi që mbi të gjitha, ai është vetëm 22-vjeçar. Askush nuk përjashton se ai mund të bëhet një lojtar i shkëlqyeshëm, pa asnjë të metë, por deri në këtë kohë Kaka thjesht është një futbollit më i kompletuar se Ronaldo.
Baraspesha e brazilianit është më e qëndrueshme, ai ka një teknikë më të lehtë dhe të thjeshtë, është mjaft elegant në posedimin e topit, si dhe një lojtar më i mirë ekipor, një pasues më i saktë dhe një lexues më i inteligjent i ndeshjes. Kaka i tejkalon lojtarët sikur ata të mos ishin dhe është aq i lehtë sa edhe i shpejtë. Braziliani nuk është përpjekur kurrë të ecë me hapa më të shpejtë, pasi që nuk ka pasur nevojë.
Ronaldo është padyshim më i mirë në ajër, si dhe në gjuajtje të lira. Kjo mbase sepse nuk kemi pasur rast të shohin Kaka të gjuajë, për shkak se tek Milan është Pirlo, i cili padyshim është më i miri në botë, ndërsa në kombëtaren e Brazilit, kjo detyrë i takon Ronaldinhos. Në këtë aspekt, Ronaldo është padyshim më efektiv.
Çfarë thotë Pele për Kakan?
Në përkrahje të Kakas, është edhe bashkëvendësi i tij, legjenda i futbollit, Pele. “Kaka është lojtari më i mirë në botë, pa asnjë dyshim”, ka thënë më herët braziliani në një intervistë për Gazzetta Dello Sport.
Mirëpo, se një lojtar është më i mirë se një tjetër, nuk ka një metodë të saktë vlerësimi. Nuk duhet harruar se futbolli është një lojë ekipore. Mund të bëhet edhe pyetja, nëse Kaka ose Ronaldo janë më të mirë se lojtarët tjerë të rëndësishëm, si Zlatan Ibrahimoviq, Francesco Totti, Gianluigi Buffon, Andrea Pirlo, Fernando Torres e Cesc Fabregas? Sigurisht është e pamundur t’i krahasosh të gjithë këta, të cilët luajnë në role dhe funksione të ndryshme në fushë.
Më e mira që mund të themi është se, Kaka tashmë është dëshmuar, ndërsa nga Ronaldo ende pritet, dhe ndoshta më shumë se sa që pritej nga braziliani. Kaka dhe Ronaldo janë më të komentuarit dhe më të adhuruarit edhe në faqen Telegrafi, së bashku me Ibrahimoviq e Totti, si dhe të riun Pato. Në fund të fundit, një gjë është e sigurt, se të gjithë këta është kënaqësi t’i shohim duke luajtur.
A mendoni se Ronaldo meriton të etiketohet si më i mirë në botë? Apo Kaka ende meriton vendin e tij si më i miri? Apo ndoshta një futbollist i tretë?
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Marotta po peshkon tek rivalët e Serie A, Interi pritet të transferojë dy yje për 70 milionë euro

I lidhur me largim nga Man City në fund të sezonit – Guardiola flet për të ardhmen e tij

Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Muller pyetet se kush është favoriti mes Leverkusenit dhe Bayernit në Ligën e Kampionëve - por ai bën lojëra fjalësh

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit