Cili është lideri më i besueshëm në Maqedoni? Zaevi tejkalon Gruevskin (Foto)
Telma dhe Qendra e Maqedonisë për bashkëpunim ndërkombëtar (QMBN) kanë publikuar një anketë në të cilën gjenden rezultate befasuese, mbi të gjitha për partitë shqiptare.
Nga liderët e partive politike ka ndryshim në besimin e liderit të LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së të cilët kanë ndërruar vendet, në favor të kryeministrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Për presidentin Gjorge Ivanov do të votonin vetëm 9.4% të të anketuarve.
Tek liderët shqiptarë prinë Ali Ahmeti i BDI-së me 6.0%, i prirë nga Ziadin Sela i Aleancës për shqiptarët me 3.4% ndërsa kryetari i Lëvizjes Besa ka 2.6% të besimit. Menduh Thaçi ka vetëm 0.6% të besueshmërisë.
Interesant është fakti se për një lider tjetër kanë votuar 9.2% të të anketuarve. Për asnjërin kanë votuar 14.4% të të anketuarve. Me ''nuk e di'' kanë votuar 8.7% të të anketuarve. /Telegrafi/































