Në mbrëmjet festive, sidomos ato të fundvitit, gjithçka dëshiron është të ndihesh e veçantë, me stil unik dhe, mbi të gjitha, të jesh rrezatuese. Dhe për të qenë e tillë, syri i parë është te grimi.


1418928859mukeup2 jpgfaqe

Ky vit ka shtuar disa detaje në grim: qerpikë të zinj të gjatë dhe buzë të kuqe mat. Gjatë festave, grimi ideal është ai me xixa, sepse të bën të shkëlqesh dhe të dukesh vërtet e veçantë në mbrëmjet e fundvitit.

1418928859mukeup1 jpgfaqe

Grimi i syve duhet të jetë më i theksuar dhe me më shumë ngjyra, sigurisht duke iu përshtatur edhe veshjes. Tendencë e këtij viti janë ngjyrat vjollca me shkëlqim me nuancat e saj, por edhe ngjyrat e tokës me xixa, ari, vishnjë apo bronz. Për ato që dëshirojnë një grim intensiv, penelat me xixa dhe tonet janë një zgjedhje mjaft e mirë dhe mund të aplikohen edhe në pjesën e poshtme të syrit duke luajtur me kontrastet e ngjyrave. Edhe ‘smokey eyes’ me xixa janë shumë të preferuar për festa, duke shkëlqyer shikimin.

1418928859mukeupbuze3 jpgfaqe

Xixat e aplikuara qoftë në pjesën e jashtme, ashtu dhe në atë të brendshme të qepallës, i japin grimit një pamje elegante, i japin shkëlqim shikimit dhe e bëjnë më tërheqës, shkruan revistaclass.

1418928859mukeup6 jpgfaqe

Për festat e fundvitit grimi me shkëlqim mund ta realizosh në shumë mënyra dhe me produkte të ndryshme. Nëse dëshiron një ‘smokey eyes’ me xixa, shpërndaje në të gjithë qepallën një ton të shkëlqyeshëm në ngjyrë të errët. /Telegrafi/