Pas 45 minutave të para të ndeshjes së xhiros së 13-të të La Ligas ndaj Osasunas, Real Madrid po kryeson 2-0, por sërish më të përfolurit janë gabimet e gjyqtarit.

Në minutën e 35-të të ndeshjes, mbretërit kaluan në avantazh me anë të Vinicius Junior, i cili shënoi pas pasimit të Jude Bellingham, por duket qartë se më herët në aksion, braziliani ishte në pozicion jashtë loje kur goditi me kokë Eduardo Camavinga.


Gjyqtari nuk e ndërpreu lojën pavarësisht një pozicioni të qartë jashtë loje për brazilianin, i cili në vazhdim të aksionit shënoi për të kaluar Real Madridin në epërsi ndaj Osasunas.

Është një tjetër rast referimi në futbollin spanjoll, i cili sezonin e kaluar pati probleme të mëdha me vendimet e arbitrimit, raporton Diario OK.

Shtatë minuta më vonë, në tabelën e rezultateve në stadiumin Santiago Bernabeu shkruhej Real Madrid - Osasuna 2-0 dhe golashënuesi ishte Jude Bellingham.

Përfaqësuesi anglez shënoi golin e parë të këtij sezoni në La Liga pas një asistimi mjeshtëror të Raul Asensit. /Telegrafi/

telegrafi sport app