LAJMI I FUNDIT:

Cilat vetura prishen më pak?

Cilat vetura prishen më pak?

Organizata profesionale gjermane, “TUV” kryen çdo vit më shumë se dhjetë milionë inspektime teknike dhe të gjitha i përpilon në raportin e saj.

Në raportin e këtij viti mësojmë se mosha mesatare e flotës së automjeteve ka arritur një maksimum të ri në Gjermani, pra është 10 vjeç.


Si rezultat, automjetet e vjetra po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme për sigurinë rrugore. Para se të japim të dhënat më interesante të sjella nga hulumtimi, vërejmë se gjatë llogaritjes së përqindjes së prishjeve është marrë parasysh edhe kilometrazhi.

Kur shikoni automjetet që janë tre dhe pesë vjeç, në përgjithësi fituesi është VW Golf Sportsvan.

Bëhet fjalë për një veturë që është prodhuar deri në fund të vitit 2020, e cila ka shkallën më të ulët të gabimeve dhe defekteve (modelet deri në tre vjeç kanë 2 për qind prishje dhe modelet deri në pesë vjeç kanë mesatarisht 4.3 për qind prishje).

VW T-Roc dhe T-Cross ndiqen nga automjetet deri në pesë vjeç, dhe Mazda CX-3 dominon në mesin e automjeteve deri në shtatë vjet (6,5 për qind prishje).

Sipas vlerësimit statistikor të të gjitha inspektimeve të mëdha nga korriku 2022 deri në qershor 2023, Mercedes B-class pas nëntë vitesh arrin rezultatin më të mirë (10.5 për qind) dhe ndër veturat e vogla spikat, Honda Jazz, e cila është deri në shtatë vjet e vjetër dhe prishet në 8.4 për qind të rasteve.

Në fund, një model kaloi Dacia Logan-in e parafundit – është Tesla Model 3, i cili tashmë ka 14.7 për qind prishje pas tre vjetësh funksionimi, ndërsa BMW X5, Seat Alhambra, Dacia Dokker dhe Renault Twingo nuk shkëlqejnë me vitet e mëvonshme. /Telegrafi/