LAJMI I FUNDIT:

Cilat vetura konsumojnë më shumë dhe cilat më pak se të dhënat e fabrikës?

Cilat vetura konsumojnë më shumë dhe cilat më pak se të dhënat e fabrikës?

Veturat e testuara nga WhatCar kishin një mesatare prej 6.3 për qind rezultate më të këqija sesa në testin zyrtar që Bashkimi Evropian u imponon të gjithë prodhuesve për të përcaktuar konsumin e automjeteve.

Mediumi britanik WhatCar kreu një testim dhe hulumtim të madh të veturave dhe konsumit të tyre, pra diferencën në raport me konsumin zyrtar.

Testi i ri zyrtar WLTP, i cili ka qenë në fuqi që nga viti 2019, është shumë më afër të vërtetës sesa testi i përdorur më parë NEDC.

Veturat e testuara nga britanikët kishin, mesatarisht, 6.3 për qind rezultate më të këqija sesa në testin zyrtar që Bashkimi Evropian u imponon të gjitha veturave në mënyrë që të përcaktojë konsumin e tyre.

Për krahasim, ndryshimi në rastin e ciklit më të vjetër, NEDC ishte sa 20.2 për qind në testet e mëparshme të kryera nga WhatCar.

Kjo do të thotë që tani mund të mbështeteni më shumë në të dhënat e konsumit të ofruara nga prodhuesit e veturave.

Ashtu si testet e tjera, ai i kryer nga WhatCar u krye në kushte laboratorike, por bazohet në vozitje të vërtetë nëpër qytete, fshatra, si dhe në autostrada, pra është edhe më realiste dhe më afër kushteve reale të trafikut sesa testi WLTP.

Fituesit

Dhe është e habitshme që disa vetura në studim arritën një rezultat edhe më ekonomik sesa të dhënat zyrtare.

Këtu janë pesë rezultatet kryesore:

5. Honda Civic Type R

Shumë mbresëlënëse është vendi i pestë i Honda Civic Type R. Veturat sportive me 320 kuaj fuqi rezultoi të ishte 9.2 për qind më ekonomike sesa në testin WLTP, diçka që nuk do ta prisnit nga një model kaq i fuqishëm.

4. Dacia Duster

Pikërisht para Civic është Dacia Duster me një motor benzinë ​​130 kuaj fuqi.

Makina konsumon 10.1 për qind më pak se sa deklaroi fabrika.

3. Volkswagen Up!

Një makinë e vogël, e lehtë e qytetit që ka një rezultat 10.5 për qind më të mirë sesa në testet zyrtare.

2. Honda CR-V (hibride)

Në vendin e dytë gjejmë një hibrid, përsëri një Honda.

CR-V është 12.3 për qind më ekonomik në testin WhatCar në krahasim me të dhënat zyrtare.

1. Ford Ranger Pick-up

Testet, natyrisht, tregojnë se nuk është më ekonomike, sipas strukturës, peshës dhe motorit të fuqishëm me naftë, nuk mund të jetë, por siç pretendon WhatCar, në praktikë arrin deri në 18.6 për qind rezultate më të mira sesa në testet zyrtare.

Humbësit

Këto makina konsumojnë më shumë në kushtet e trafikut real:

5. Sedani Audi A3

Sedani Audi A3 kishte 16 për qind më pak sukses sesa testet e premtuara, nëse zgjidhni 35 TFSI.

4. Renault Clio

Sidoqoftë, është më mbresëlënëse të shohësh hibride të shumta në listë. Për shembull, vendi i katërt zë Renault Clio me makinë hibride, e cila konsumoi 19.6 për qind më shumë se konsumi i deklaruar për WLTP.

3. Ford Fiesta

Në vendin e tretë është Ford Fiesta me një motor 1.0 benzinë ​​dhe 155 kuaj fuqi.

Ashtu si A3, ky Ford ka një motor mjaft të fuqishëm që përdori rreth njëzet për qind më shumë karburant në testin WhatCar sesa në specifikimet e fabrikës.

2. Suzuki Swace Hybrid

Dhe në vendin e parafundit është një hibrid, Suzuki Swace, i cili shënoi 21.6 për qind më keq se testi i tij WLTP.

1. BMW 420d

Humbësi i madh i testit është BMW 420d. Sipas testit WhatCar, diferenca në konsum është deri në 26.4 për qind më shumë sesa është deklaruar. /Telegrafi/