LAJMI I FUNDIT:

Cilat janë garancitë që Asociacioni nuk do të përfundojë si “Republika serbe”, Hovenier: Duhet të keni besim në SHBA-të, jemi zotuar se nuk do të lejojmë që kjo të ndodhë

Cilat janë garancitë që Asociacioni nuk do të përfundojë si “Republika serbe”, Hovenier: Duhet të keni besim në SHBA-të, jemi zotuar se nuk do të lejojmë që kjo të ndodhë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ka thënë se Kosova duhet të fillojë ta çojë përpara Asociacionin e komunave me shumicë serbe, dhe “ky duhet të jetë ndër hapat e parë”.

Hovenier në një intervistë për Evropën e Lirë ka thënë se të dy vendet duhet të zbatojnë plotësisht detyrime e tyre, ndërkaq tha se shpreson që Qeveria e Kosovës të gjejë një mënyrë për të punuar me ndërmjetësit e BE-së në dialog.

“Nuk e di se si Shtetet e Bashkuara mund ta ndryshojnë mbështetjen e tyre për Kosovën në lidhje me përkushtimin tonë ndaj popullit të Kosovës dhe idesë së Kosovës si një shtet sovran, i pavarur, demokratik multietnik…


Ne shpenzojmë kaq shumë kohë dhe përpjekje për të avancuar këtë vizion që Kosova të jetë ajo që është, një shtet me madhësi të vogël ose të mesme i Ballkanit Perëndimor që është plotësisht i integruar në strukturat evropiane dhe euroatlantike.

Vizioni ynë për një Evropë ‘të plotë, të lirë, dhe në paqe’ nuk mund të realizohet pa qenë pjesë e kësaj edhe Kosova. Dhe për këtë arsye ne kemi bërë kaq shumë përpjekje. Kështu e shohim ne”, tha ambasadori amerikan.

Hovenier më tej tha se SHBA-të kanë shprehur shqetësimin e tyre që nuk ka pasur progres në takimin e fundit të 14 shtatorit.

Ambasadori amerikan ka potencuar se për SHBA-të Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe nuk besojnë se duhet të ketë kompetenca ekzekutive.

I pyetur se cilat janë garancitë që Asociacioni nuk do të përfundojë si “Republika serbe”, ai tha “besoj se duhet të ketë një lloj besimi në SHBA-të dhe zotimet që ne i kemi bërë se nuk do të lejojmë që kjo të ndodhë”.

Në trend Lajme

Më shumë
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”

“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”

Drejtësi
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri

Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri

Lajme
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Lajme

"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia

Lajme
Kalo në kategori