LAJMI I FUNDIT:

Cilat fruta diabetikët nuk preferohet t’i konsumojnë?

Cilat fruta diabetikët nuk preferohet t’i konsumojnë?

Në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, endorkrinologu Agron Spahija ka folur për sëmundjen e diabetit, simptomat, diagnostifikimin e trajtimin.

Doktori Spahija ka folur edhe për dietën diabetike, për të cilën tha se është shumë e rëndësishme për diabetikët.

Ai ka folur edhe për dilemën e shumë personave që kanë diabetit lidhur me ngrënien e frutave.


“Frutat janë një pjesë e rëndësishme e ushqimit, meqenëse janë të pasura me vitamina, minerale, fibra.  Thuajse shumica e frutave mund të përdoren tek diabetikët, por me masë. Një porcion i frutave rekomandohet të mos ketë më shumë se 15 gramë sheqer.

Bie fjala një mollë ka 22 gramë sheqer, por nuk shkakton shumë rritje të sheqerit sepse përmban sasi të madhe të fibrave”, tha ai.


Doktori tutje sqaroi se ekziston një grup i frutave të cilat e kanë indeksin glikemik mbi 55.

“Indeksi glikemik është një masë që e vlerëson sa rritet niveli i sheqerit në gjak pas konsumimit të një ushqimi. Dhe të gjitha këto fruta që e kanë indeksin glikemik mbi 55 nuk preferohet të konsumohen ose në sasi të vogël.

Këto fruta janë hurma, ananasi, shalqiri, rrushi i thatë, mango, etj”, tha ai.

Podcastin e plotë ku diskutohet për sëmundjen e diabetit, problemet me gjëndra tiroide, për stresin mund ta shikoni në kanalin zyrtar të Telegrafit në Youtube. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Dy shqiptarë u ndaluan dhe u larguan nga territori i Serbisë, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë

Dy shqiptarë u ndaluan dhe u larguan nga territori i Serbisë, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë

Lajme
Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë

Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë

Drejtësi
Haradinaj pritet në Pentagon

Haradinaj pritet në Pentagon

Lajme
Kalo në kategori