LAJMI I FUNDIT:

Cila veturë është më e mirë për vozitje në borë, ajo që bënë tërheqje me rrotat e para apo me të pasmet?

Cila veturë është më e mirë për vozitje në borë, ajo që bënë tërheqje me rrotat e para apo me të pasmet?

Me afrimin e dimrit gjithmonë nxitet debati se cilat vetura janë më të mira për vozitje në borë – ato që bëjnë tërheqje me rrotat e para apo ato me të pasme.

Një test i tillë është realizuar me një Audi A4 dhe BMW Serie 3, që të dy përdorin motorë me naftë dhe kishin goma të njëjta – pra të dimrit nga Goodyear, UltraGrip Performance 3, transmeton Telegrafi.


Nëse i krahasojmë këto vetura në testin e përshpejtimit në borë, ato do të jenë të barabarta. Shpërndarja në masë është e ndryshme, por elektronika korrigjon gjithçka.

Megjithatë, BMW ka një avantazh të vogël ndaj Audi-së kur elektronika është e fikur, ndoshta sepse masa e veturës ndihmon përshpejtimin duke i dhënë më shumë tërheqje rrotave.

Në testin e realizuar të përshpejtimit në pistën e rrëshqitshme të mbuluar me borë, veturat ishin të njëjta – falë gomave identike.

Se kush është fitues i kësaj gare mund ta shikoni videon e publikuar më poshtë, që tregon në detaje përballjen e ‘titanëve’ gjermanë. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Rrethrrotullimi në Kroaci që po huton shoferët

Rrethrrotullimi në Kroaci që po huton shoferët

Auto
Jeta brenda një Lamborghini Urus

Jeta brenda një Lamborghini Urus

Auto
Renault prezanton SUV-in e ri Symbioz

Renault prezanton SUV-in e ri Symbioz

Auto
Rënie dramatike e vlerës së veturave elektrike?!

Rënie dramatike e vlerës së veturave elektrike?!

EVs
Shpëtim nga vapa, Hyundai prodhon foljen që ul temperaturën në veturë me 20 gradë

Shpëtim nga vapa, Hyundai prodhon foljen që ul temperaturën në veturë me 20 gradë

Auto
Kushtrim Kastrati është pensionuar nga hendbolli

Kushtrim Kastrati është pensionuar nga hendbolli

Auto
Kalo në kategori