LAJMI I FUNDIT:

Cila parti do t’i joshë 156 mijë të rinj, që votojnë për herë të parë?

Cila parti do t’i joshë 156 mijë të rinj, që votojnë për herë të parë?

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat do të mbahen më 11 qershor, karakterizohen për nga numri i madh i votuesve, që do të dalin për herën e parë te kutitë e votimit.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka deklaruar për media se janë 156,031 persona që janë bërë pjesë e trupit elektoral për dallim nga zgjedhjet e vitit 2014.


Sipas analistëve politikë, është e vështirë të thuhet se cilat parti do të arrijë ta joshë këtë numër të konsiderueshëm të të rinjve.

Analisti Arben Ahmeti ka theksuar se nuk është aq entuziast për atë se çfarë përfaqësojnë të rinjtë sot.

Sipas tij, trendet nga e kaluara tregojnë se ata që kanë të drejtë të votojnë për herë të parë, dalin në numër të vogël të votojnë, “derisa shumica e atyre që votojnë ndjekin preferencat e prindërve”.

“Pra, nuk mund të pritet që këta votues të rinj të bëjnë ndryshim rrënjësor”, ka shtuar Ahmeti, për Telegrafin.

Analisti Imer Mushkolaj, ka thënë për Telegrafin se ajo që mund të ndikojë tek këta të rinj, janë nëse ka oferta serioze dhe të kapshme për punësimin e tyre.

Sipas tij, ofertat serioze për punësim, të cilat janë të prekshme, mund të jetë “karrem” i mirë për votuesit që kanë hyrë për herë të parë në trupin votues, sepse “shumica prej tyre ose janë në fillim të studimeve ose janë në përfundim të tyre”.

“Mendoj se edhe lëvizja e lirë, jo për të ikur nga Kosova, por për të pasur mundësinë për të lëvizur lirshëm nëpër vendet e Bashkimit Evropian, mund të jetë diçka interesante për të rinjtë”, ka shtuar Mushkolaj.

Ndryshe, zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 11 qershor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori