LAJMI I FUNDIT:

Cila mendje je?

Cila mendje je?
Ilustrim

Si pa mendje e kapa veten duke menduar. Diçka po lexoja, e mandej po shikoja një … Mendova sa pak po e vlerësojnë mendjen disa dhe sa shumë disa të tjerë. E “ngrata” mendja ime, e lodh të shkretën me mendime, analiza sociologjike, hera-herës e censuroj shkak gjykimi apo keqinterpretimi. Ama, nuk mund të mohojmë se në kohën qe jetojmë askush nuk e do një mendje të mirë, askush nuk e kërkon një mendje ndryshe apo profesionale. Mendoj e mirë se prirem të besoj se të gjithë që marrin guximin të japin mendje priren nga qëllime të mira, por kjo ngelet relative dhe nuk e përgjithësojmë dot. Vemi te pika që e mira ime nuk është e jotja e kështu vijon kjo logjikë.

Disa boshte fikse, disa përkufizime i ka e keqja e përbashkët, ajo që na prek të gjithëve pa dallimet sociale, kulturore, financiare e me radhë.


Disa i lodhi ky paragrafi im, disa i futi në mendime, disa nuk e lexuan fare, disa e qasën me mendjen e tyre. Duke marrë në konsideratë se shoqëria është tepër e lodhur nga pasja me tepri apo mungesa e skajshme, e duke marrë në konsideratë se tani po lexohen vetëm titujt dhe jo brendia, le të sjellim këtë paragraf sociologjik sipas këndvështrimit tim mbi mendjen.

Një mendje pozitive kundrejt një mendjeje negative!

Një mendje optimiste kundrejt një mendjeje pesimiste!

Një mendje largpamëse kundrejt një mendjeje të vockël!

Një mendje e drejtë kundrejt një mendjeje të mbrapshtë!

Një mendje me mendje kundrejt një mendjeje pa mendje!

Një mendje gëzuar kundrejt një mendjeje e thartuar!

Një mendje e matur, e ftohtë, plot kundrejt një mendje foshnjore, të nxehtë, bosh!

Cila mendje je?

Të shtojmë dëshirën shoqërore dhe leksikun tonë me fjali të tilla si:

– Si je miku im (në vend të ftoj për një birrë, të themi) të ftoj për një mendje;

– Si je ti shoqe (në vend të ftoj për shoping apo thashetheme, të themi) të ftoj për një mendje.

Të themi sipas rastit e nevojës se në këtë drejtim, mbi këtë situatë kam nevojë për pa fund mendje.

A jemi të gjithëditur apo jemi të gjithëkënaqur vetëm me mendjen tonë? Ka një problem të madh njeriu, i heq luksin vetes nga dija e re, kur nuk pyet mbi atë që nuk e di.

Në të 33-tat e mia kam kuptuar dhe haptazi mund ta ndaj me ju: “Hezito të japësh mendim kur askush nuk po ta kërkon, pasi as ke për t’u dëgjuar, as ke për t’u kuptuar dhe as ke për t’u vlerësuar.

Hezito të japësh mendim në një mjedis ku ajo që vlerësohet më pak është mendja”. Nëse ta kërkojnë mendjen, mos e kurse, jepe të kristaltë dhe jo servile.

Jepe të vërtetë ose hesht! E uruara, mendje, as nuk merret dhe as nuk jepet borxh.

Po ç’shkruaj edhe unë, tani është futur koncepti i kleringut. Hajër shoqëror! Paragraf ndryshe i menduar qetësisht.

Lutem ta lexoni me vëmendje! E juaja,

Në trend

Më shumë
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kalo në kategori