Media është skandaloze! Kjo është etiketa që kryeministri e ka të gati sa herë i vjen në mendje media. Kanë njerëzit panik – fajin e ka media! Jep dorëheqje kryetarja e Bashkisë së Durrësit – fajin e ka gazetarja që e pyet për këtë, se kjo nuk është pyetje. Ka kaos me shpërndarjen e ndihmave – fajin e ka media. Ka njerëz që ikin nga Durrësi dhe Tirana – fajin e ka sërish media! Media skandaloze!
Po për cilën media po flasim?
Për median tradicionale? Për televizionet? Për gazetat? Për radiot?
Për median e re? Për portalet?
Për median e NGO-ve?
Për median sociale?
Për gazetarët qytetarë?
Për ata që janë “ndikues” në mjedisin on line?
Le t’i marrim me radhë: Media tradicionale, kryesisht televizionet dhe veçanërisht gazetarët në terren gjatë këtyre ditëve kanë bërë një punë tejet të lavdërueshme. Këtu mund të ketë vend kritika për emisionet “debate”, ku klithmat, kacafytjet dhe tonet e ngritura vijojnë a thua se jemi në prag të sezonit turistik dhe jo para një tragjedie të paprecedent dhe jemi ende në aktin e parë të saj.
Media e re, portalet – bashkuar me rrjetet sociale – në informacionet e tyre janë bazuar kryesisht mbi informacionet që ka përcjellë televizioni. Pjesa e teprimit të tyre nuk është gjë e re. Edhe në këtë moment, të shfaqen tituj: “Tjetër tërmet i fuqishëm. Ja sa ballë është” dhe këtu kërkohen klikime. Klikime me çdo kusht. Le të marrim klikime pa le të shembet bota! Këtu janë problemet më të mëdha me ç’informimin, lajmet e rreme dhe keqinformimin. Por, këtu janë edhe gafat më të mëdha dhe më të papranueshme. Është ndaluar nga policia një vajzë 25-vjeçare (Xhulia Aliaj) për një postim që “përhap panik”, janë ndaluar nga policia dy administratorë të një portali që përveç të tjerave ishte i pari që denoncoi abuzime me ndihmat nga zyrtarë të shtetit.
Teprimet në rrjetet sociale nuk janë ekskluzivitet i Shqipërisë, por përgjigja më e keqe është dërgimi i policëve. Policia ka plot punë këto ditë; prokurorët dhe gjykatësit mund të kenë punë, por është absurde të merren me gazetarë qytetarë apo administratorë portalesh! Teprimet e pse jo edhe skandalet janë çmimi që paguajmë për të qenë të lirë.
Por, edhe në online jo çdo gjë është e zezë. Informacionet dhe imazhet që nuk i kapë kamera e televizionit dhe gazetari tradicional janë produkt i punës së gazetarëve para kompjuterit.
Kur themi media është skandal, jo vetëm marrim një litar dhe lidhim gjithë pyllin, por fyejmë dhjetëra djem e vajza gazetarë që non-stop kanë raportuar edhe në kushte rreziku për jetën. Duke thënë “media është skandal”, fyejmë ata që venë emër dhe mbiemër në raportime apo analize, sepse i barazojmë me urithët anonimë që gëlojnë si hienat.
Para se të themi media është skandal le të mendojmë pak para se t’i japim përgjigje pyetjes: çfarë do të kishim sot, nëse nuk do të kishim media? Nuk do të kishim “media skandaloze”, por sigurisht do të kishim skandale!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata
Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë
Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara
Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar
"The Sun" shkruan për moderatoren joshëse shqiptare që prezanton emisionet sportive
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën