LAJMI I FUNDIT:

Cila është viktima e radhës? (Foto)

Cila është viktima e radhës? (Foto)

Në sheshin “Zahir Pajaziti”  në Prishtinë u mbajt protesta në mbrojtje të vajzës, e cila ditë më parë u rrah në Rahovec nga xhaxhai i saj.

Marshi protestues është organizuar nga Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës dhe filloi në sheshin “Zahir Pajaziti”, për të vazhduar para Qeverisë së Kosovës, ku edhe kanë vendosur disa pankarta.


Në këtë morën pjesë edhe figura publike nga sfera të ndryshme të jetës në Kosovë.

Xhaxhai rreh mbesën e mitur në oborr të shkollës (Video)
Lexo po ashtu Xhaxhai rreh mbesën e mitur në oborr të shkollës (Video)

Në mesin e tyre janë edhe ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha dhe deputetja Blerta Deliu- Kodra, Vlora Dumoshi shefe për protokol në kabinetin e kryeministrit Mustafa.

Ministrja Dhurata Hoxha, e cila ka marr pjesë në marshin protestues kundër dhunës së shfaqur ndaj 16 vjeçare në Rahovec nga familjarët e saj, ka dënuar këtë rast.

Hoxha shpreh shqetësimin e saj, lidhur me dhunën ndaj të miturve dhe fton të gjithë faktorët institucional e shoqëror për zbatimin e ligjit me prioritet, ku cenohen të drejtat e të miturve dhe femrës, por edhe çfarëdo dhune.

“Jam e tronditur nga rasti i dhunës ndaj të miturës në Rahovec. Rasti i tillë shpresojmë të mos përsëritet dhe organet përgjegjëse duhet të marrin vendime për pengimin dhe luftimin e kësaj dukurie, por edhe çfarëdo dhune”, theksoi ministrja Dhurata Hoxha.

Ajo ka thënë se duhet te kemi bashkëpunim institucional në parandalimin e dhunës ndaj te miturve dhe ndaj grave.

“Në kuadër të strategjive multidiciplinare të pengimit, raportimit dhe çrrënjosjes së dukurive negative dhe dhunës ndaj të miturve, Ministria e Drejtësisë, do t’i trajtojë me prioritet. Kodi i drejtësisë për të mitur, tashmë gjendet në fazën finale të shqyrtimit dhe pritet që këtyre dukurive negative me veprime ligjore, t’u jepet zgjidhje adekuate’, ka thënë ministrja.

Në anën tjetër, Vesa Luzha nga Shoqëria Civile, tha se është shqetësuese se si ka ndodhë rrahja e vajzës nga Rahoveci para shkollës dhe nuk ka pas asnjë reagim të shpejtë në kohë, as nga institucionet dhe as nga qytetarët.

Ajo theksoi se përveç se viktima nuk është larguar nga ambienti i dhunës, organet kompetente në të kundërtën janë munduar ta arsyetojnë këtë.

Protesta pritët të vazhdojë edhe të hënën në po të njëjtën orë, qëllimi i së cilës, sipas Rrjetit të Grave të Kosovës, është që t’i kundërpërgjigjen normave të patriarkatit dhe dhunës së ushtruar ndaj viktimave. /Telegrafi/

marshi1

marshi

marshi2

marshi11

Në trend Lajme

Më shumë
Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes

Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes "Prishtina e Re" tregojnë për pasojat pas reshjeve të shiut

Elfije Boletini
Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Kronika e Zezë
Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Lajme
Tre të lënduar nga aksidenti që ndodhi te

Tre të lënduar nga aksidenti që ndodhi te "kafet e vogla" në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori