LAJMI I FUNDIT:

Cila është loja më e madhe shpërblyese në Kosovë?

Cila është loja më e madhe shpërblyese në Kosovë?

E vetmja teori ekonomike, e cila ka ngelur e njejtë pavarësisht nga ndryshimi i modeleve dhe sistemeve ekonomike është ajo e vlerësimit të konsumatorit në rolin e tij si mbret i tregut. Gjatë historisë, kanë ndryshuar dhe janë sfiduar modele e sisteme të ndryshme të tregut, por vetëm një i ka mbijetuar kohës. Në secilën teori dhe shkollë ekomonike, e veçmas në ekonominë moderne, të cilën ne sot e jetojmë, rol themelor në zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike në shoqëri merr konsumatori, përkatësisht kërkesat, nevojat dhe dëshirat e tij.

Në Kosovë, shpërblimi i besnikërisë së konsumatorit në zhvillimin e biznesit është në fazat e hershme të zhvillimit, edhe pse biznese të mëdha kanë filluar trajtimin e rolit të konsumatorit përmes programeve të cilat shpërblejnë besnikërinë.

Duke ndjekur shumë lojëra shpërblyese, të cilat janë organizuar dhe vazhdojnë të organizohen në Kosovë, kemi veçuar një kampanjë e cila sipas të gjitha informacioneve është Loja më e madhe Shpërblyese e organizuar ndonjëherë në Kosovë.

Viva Fresh Store, një biznes i madh vendor mbi afro 2 mijë të punësuar, të shtunën, më 22 Nëntor 2014 në ora 19:45 në një transmetim të drejtpërdrejt në Kohavizion do të shpërblej 7 konsumatorë me nga një banesë në 7 rajonet e Kosovës.

Sipas përfaqësuesve të kompanisë, kjo kampanjë ka filluar para 4 muajve dhe është investimi më i madh që Viva Fresh Store ka bërë në shpërblimin e besnikërisë së konsumatorëve të saj deri më tash, duke organizuar Lojën më të madhe shpërblyese në Kosovë si për nga fondi i shpërblimeve, ashtu edhe nga investimet në media.

Kompania paralajmëron programe të reja për konsumatorët e saj, por ju keni ende mundësi që të bëheni pjesëmarrës potencial për njërën nga 7 banesat që Viva Fresh Store do të ndaj për konsumatorët e saj. Nxitoni edhe pak kohë ka mbetur! Pjesëmarrja është shumë e lehtë!

Artikull i sponsorizuar