Në fillim të viteve të 1980’ta, hulumtuesit e kishin vërejtur se francezët, pavarësisht se kishin konsumuar shumë ushqime me yndyrë të ngopur dhe kolesterol, kishin pasur shkallë më të ulët të sëmundjeve të zemrës dhe vdekjes së parakohshme.
Disa e kishin quajtur këtë fenomen si “paradoksi francez” dhe kishin synuar ta gjenin shpjegimin prapa kësaj, transmeton Telegrafi.
Vera kishe rezultuar të ishte sekreti!
Konsumimi i moderuar i verës është komponent i dietave tradicionale Mesdhetare, ndërkaq hulumtimet e ndërlidhin atë me shkallë më të ulët të sëmundjeve dhe vdekshmërisë.
Në vitin 1992, një studim kishte gjetur dëshmi se konsumimi i verës dhe llojeve tjera të alkoolit mund t’i parandalojnë apo reduktojnë bllokadat arteriale.
Hulumtime tjera të asaj kohe kishin zbuluar se personat që konsumojnë verë, krahasuar me birrë, gëzojnë rreziqe më të ulëta të vdekshmërisë.
Kjo siç duket ka të bëjë me një përbërës që gjendet në rrush, resveratroli. Vera e kuqe është më e pasur me këtë përbërës sesa e bardha, andaj edhe konsiderohet si pije më e shëndetshme sesa pijet tjera alkoolike.
Shkencëtarët danezë kanë zbuluar gjithashtu se personat që blejnë verë kanë tendenca të blejnë më shumë pemë, perime dhe ushqime të shëndetshme sesa njerëzit që konsumojnë birrë.
Ky studim kishte shpirë që ekspertët të spekulojnë se konsumuesit e verës mund të ushqehen më shëndetshëm sesa konsumuesit e birrës.
Por, në anën tjetër hulumtimet më të reja kanë konstatuar se konsumimi i sasive të moderuara të birrës i ofron të njëjtat përfitime shëndetësore të zemrës sikurse vera.
Pra ende gjithçka është konfuze, megjithatë, siç thonë ekspertët, është ende herët të dihet se saktësisht cila pije alkoolike është më e shëndetshme se tjetra. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë