LAJMI I FUNDIT:

Çiklisti goditet nga automjeti i rëndë në Kumanovë – Kriva Pallankë

Çiklisti goditet nga automjeti i rëndë në Kumanovë – Kriva Pallankë

Një çiklist 51 vjeçar është goditur nga një mjet tërheqës, traktor me targa të Shqipërisë. Çiklisti ka marrë dëmtime të rënda trupore, ndërsa inspektimi është kryer nga ekipi inspektues nga SPB Kumanovë.

“Më datë 06.01.2023 në ora 15:15 është raportuar se në rrugën kryesore Kumanovë-Kriva Pallankë, në vendin e quajtur ‘livadh’, një automjet mallrash – traktor ‘man’ me gjysmërimorkio, me shenja regjistrimi shqiptare, i drejtuar nga T.D (35) nga R. e Shqipërisë ka goditur një biçikletë me drejtues shtetasin ST (51) nga fshati Mllado Nagoriçan. Në aksident, çiklisti ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konfirmuar në Spitalin e Përgjithshëm në Kumanovë”, thonë nga MPB.