Vajza trevjeçare doli në rrugë, ku u godit dhe u tërhoq zvarrë nga biçikleta.

Rrobat e vogëlushes Lucie Wilding, u kapën për pedale të biçikletës, që bëri të zvarritej për katër metra nëpër asfalt.


Kamera e sigurisë e ka regjistruar momentin kur vogëlushja është “rrëmbyer” nga biçikleta, derisa ngasësi nuk e ka marrë mundin që të ndalonte, transmeton Telegrafi.

Madje, nëna e vajzës thotë se e ka dëgjuar çiklistin, duke përdorur fjalë të ndyta drejt vajzës dhe familjes së saj.

Me të qarkulluar kjo video në internet, çiklisti është paraqitur vet në policinë e Blackpoolit. /Telegrafi/