LAJMI I FUNDIT:

Çiklistët marshojnë kundër ajrit të ndotur

Çiklistët marshojnë kundër ajrit të ndotur

Përveç kushteve minimale të infrastrukturës dhe sigurisë, çiklistët thonë se tani po përballen edhe me ajër të pashëndetshëm, i cili vjen si rrjedhojë e dominimit të mjeteve motorike në rrugët e kryeqytetit. Këtë situatë çiklistët po e shohin si pengesë që ky mjet të përdoret edhe më shumë.

E për të shprehur këtë shqetësim ata sot organizuan edhe marsh kundër ajrit të ndotur në kryeqytet i cili pikën e startit e pati te Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës dhe përfundoi në Gërmi.

Organizatorët thanë se marshi i ditës së sotme kishte për qëllim edhe vetëdijesimin e shoqërisë drejt përdorimit të biçikletës si transport i qëndrueshëm dhe miqësor me mjedisin.

Në përkrahje të këtij marshi doli edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, sipas të cilit drejtuesit e automjeteve duhet të jenë më të kujdesshëm në raport me çiklistët.

Bajqinovci tha se duhet sa më shpejtë të krijohen rrugë për çiklistët në mënyrë që këta të fundit t’i kenë trasetë e tyre.

“Qëllimi i këtij marshi të çiklistëve sot është vetëdijesimi i qytetarëve, vetëdijesimi i ngasësve të automjeteve të cilët duhet të kenë shumë kujdes për çiklistët sepse është shumë rrezik, duhet sa më shpejt të krijohen rrugë për çiklistët që t’i kenë traset e veta dhe unë shpresoj që me këtë nismë të çiklistëve të Kosovës do të bëhet tradicionale dhe sa më shpesh të dalim dhe të merremi me qytetarët sidomos me ngasësit e veturave të cilët shumë pak kujdesën për çiklistët”, u shpreh deputeti i VV-së, transmeton KP.

Bajqinovci theksoi se, do t’ i mbështesë gjithmonë çiklistët dhe do të kontribu ojë në vetëdijesimin e qytetarëve për rëndësinë e këtij sporti.

Çiklistja Vera Nika tha se aktiviteti i sotëm ka për qëllim ngritjen e vetëdijes qytetare për këtë sport, sipas saj jo rastësisht nisjen e këtij aktiviteti e kanë bërë te njëra ndër zonat më të ndotura e që është ajo pranë Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës për të kaluar te pika më e pastër e që është parku i Gërmisë.

“Aktiviteti i sotëm nuk ka me qenë i pari dhe i fundit, është vetëm fillimi i aktiviteteve sot e kemi përzgjedh temën e ndotjes së ajrit. Ideja e kësaj ngjarje është me ngrit vetëdijesimin e njerëzve të kalojnë në biçikletë sepse është më e shëndetshme, nuk emiton gazra që e ndotin ajrin dhe njëkohësisht është shumë më e lirë. Sot kemi filluar nga kjo pikë te Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës dhe do të përfundojmë në parkun e Gërmis si dy pika ekstreme, ku kjo pjesë njihet si njëra prej zonave më të ndotura të ajrit kurse Gërmia si zona më e pastër”, u shpreh Nika.

Nika u shpreh e bindur se ky marsh do t’i vetëdijësojë dhe aftësojë qytetarët për ruajtjen e ambientit në mënyrë që çiklistët të kenë më të lehtë zbatimin e këtij sporti.

Në përkrahje të këtij aktiviteti ishte edhe Policia e Kosovës të cilët u kujdesen për sigurinë e çiklistëve me automjete hibrid të cilat gjithashtu janë miqësore me ambientin.

Ndryshe, ky marsh u organizua në kuadër të projektit “Çiklo sigurt Prishtinë”. I njëjti është pjesë e projektit “Empower – Engage – Build Ownership”, financuar nga fondet e Bashkimit Evropian, menaxhuar nga Zyra e BE në Kosovë European Union Kosovo, mbështetur nga Balkan Green Foundation dhe Institute for Development Policy (INDEP) dhe implementuar nga Klubi Alpin Prishtina./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori