Çifti thyen rekord për martesën më të gjatë në botë, plot 83 vjet

Një çift nga Miami ka marrë së fundmi titullin e çiftit më jetëgjatë të martuar në botë.
Eleanor, 107 vjeç, dhe Lyle Gittens, 108 vjeç, duke reflektuar mbi martesën e tyre 83-vjeçare, thanë se sekreti i marrëdhënies së tyre të qëndrueshme është thjesht dashuria për njëri-tjetrin.
Martesa e çiftit u konfirmua nga LongeviQuest, një faqe interneti që mban të dhëna për njerëzit që janë 100 vjeç ose më të vjetër.
Organizata verifikoi certifikatën e martesës së vitit 1942, të dhënat e regjistrimit të popullsisë në SHBA dhe dokumente të tjera.
Gittenset morën titullin pas vdekjes së Manoel Angelim Dino, 106 vjeç, dhe gruas së tij Maria de Sousa Dino, 102 vjeç, nga Brazili, të cilët u konsideruan çifti më jetëgjatë në botë pasi qëndruan të martuar për 85 vjet.
Historia e tyre është e veçantë sepse ata i duruan luftës dhe shumë vështirësive.
Eleanor dhe Lyle u takuan për herë të parë në një ndeshje basketbolli kolegji në vitin 1941.
Lyle luante për Universitetin Clark Atlanta dhe Eleanor ishte atje si spektatore.
Çifti u martua më 4 qershor 1942, kur Lyle kishte tre ditë pushim nga stërvitja ushtarake në Gjeorgji.
Ndërsa Lyle shërbente në Itali me Divizionin e 92-të të Këmbësorisë të Ushtrisë Amerikane, Eleanor shqetësohej nëse do ta shihte ndonjëherë më gjallë.
Ajo ishte shtatzënë me fëmijën e tyre të parë dhe u zhvendos në New York City.
Atje, ajo takoi familjen e Lyle dhe mbajti kontakt me të duke i shkruar letra ndërsa punonte.
Megjithatë, ushtria censuroi çdo letër.
Pas luftës, familja Gittens u vendosën në New York, kaluan së bashku provimin e shërbimit civil, pranuan punë qeveritare dhe udhëtuan, përfshirë edhe në vendin e preferuar të Eleanor, Guadeloupe.
Eleanor mori një doktoraturë në arsim urban nga Universiteti Fordham në moshën 69 vjeç. /Telegrafi/

















































