Çifti Osmanaj me fëmijë në duar pas 10 viteve martesë, e mundësoi Klinika Amerikane – Dr. Behar Kusari
Klinika Amerikane Dr. Behar Kusari, ua mundësoi çiftit Osmanaj të kenë fëmijë pas 10 viteve martesë, duke sjellë në jetë Dhuratën e shëndetshme me peshë mbi 4 kilogram.
Momentin e ardhjes në jetë të Dhuratës e shpjegon Dr. Edibe Hoda-Borovci gjinekologe obstetër, e cila shprehet se vërtet ishte një mrekulli për çiftin Osmanaj.
“Ardhja në jetë e Dhuratës vërtet ishte një mrekulli për nënën Safete dhe babin Jahirin, ngase ata kanë provuar të kenë fëmijë për 10 vjet dhe kjo u mundësua falë teknikës, aparaturave dhe ekipit mjekësor të Klinikës Amerikane Dr. Behar Kusari”.
Ndërkaq nëna e Dhuratës së vogël përshkruan momentet e para kur ka kuptuar që ka filluar një shtatzëni e cila thotë se fillimisht nuk mundi ta besonte se një ditë do të kishte një bebe të veten në duar.
“Kaluan shumë vite duke ëndërruar një bebe, andaj kemi vendos ta pagëzojmë me emrin Dhuratë sepse vërtet është një dhuratë që s’ka çmim, ajo është pasuria e botës për neve”, shprehet nëna e Dhuratës, znj. Safete.
Pacientja në fjalë e ka përcjellë shtatzëninë në Klinikën Amerikane që nga ngjizja e deri tek momenti i lindjes dhe jo vetëm, ngase edhe kontrollet e bebes i vazhdon te neonatologu pikërisht në këtë klinikë, konfirmojnë stafi.
Klinika Amerikane Dr. Behar Kusari ofron shërbimin e lindjes me standarde ndërkombëtare, ku nënat dhe bebet kanë mundësi ta kalojnë këtë proces kaq të rëndësishëm të jetës nëpër duart e stafit profesional, me aparatura moderne dhe në një ambientit të rehatshëm.
Ritheksojmë së udhëheqës i stafit mjekësor në Klinikën Amerikane, Dr. Behar Kusari, është doktori me renome botërore Cagcil Yetim, obstetër/gjinekolog, i cili ka diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetit e Stambollit Marmara, ndërsa ka specializuar për obstetrikë dhe gjinekologji në Universitetin Mustafa Kemal, Departamenti i Obstetrikës dhe Gjinekologjisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën