Një çift zhytësish kanë marrë pjesë në një fotosesion me peshkaqenin më të madh të bardhë në planetë, pasi është parë duke notuar në afërsi të Havait.

Peshkaqeni gjigant i njohur si "Deep Blue" peshon hiq më pak se 2.5 tonë dhe ka një gjatësi prej mbi gjashtë metrash, dhe për herë të parë e kishte parë fotografët Mark Mohler dhe Kimberly Jeffries, transmeton Telegrafi.


2 71

Çifti vendosën të futen në ujë dhe nga afër ta fotografojnë peshkaqenin gjigant në afërsi të ishullit Oahu të Havait. Videoja e publikuar më poshtë shfaq Jeffies duke qëndruar afër peshkaqenit që e hante balenën e ngordhur.

3 51

"Deep Blue është peshkaqeni më i madh i bardhë që është afro shtatë metra, dhe për herë të fundit ishte parë në Meksikë", ka shkruar Mohler në Facebook. /Telegrafi/

4 50