LAJMI I FUNDIT:

Çifti bashkëshortor mbjellën katër milionë fidane, tokën djerrinë e shndërruan në mal – historia e tyre ka frymëzuar shumë njerëz (Foto/Video)  

Çifti bashkëshortor mbjellën katër milionë fidane, tokën djerrinë e shndërruan në mal – historia e tyre ka frymëzuar shumë njerëz (Foto/Video)  

Fotografi brazilian Sebastiao Salgado dhe gruaja e tij Lelia Deluis Salgado, i kanë treguar botës se një grup i vogël njerëzish megjithatë mund të ndryshojnë diçka.

Ata morën përsipër misionin e shenjtë, që tokat që kishin mbetur djerrinë t’i shndërrojnë në male duke mbjellë mbi katër milionë fidane, transmeton Telegrafi.

Sebastiao është fotograf me renome botërore që ka fituar çmime të ndryshme, e pasi që më nuk mund të shikonte dhe rrinte duarkryq atë që po fotografonte, siç ishte gjenocidi në Ruandë, vendosi të kthehet në vendlindje në Brazil.


E vendi ku ishte rritur dikur ishte mbuluar me male, megjithatë kur u kthye në shtëpi e pa se zona përreth ishte shndërruar në djerrinë. Ky fakt e shkatërroi emocionalisht. Aty dikur kishte shumë pemë kurse në mal jetonin pothuajse të gjitha llojet e kafshëve.

E gruaja e tij ishte ajo që e përkrahi që të ndërmerr diçka dhe t’ia rikthej “shkëlqimin”, që e kishte dikur vendi ku ishte rritur.

“Toka ka qenë e sëmurë sikurse unë. Gjithçka ka qenë e shkatërruar. Vetëm 0,5 për qind e tokës kishte mbetur e mbuluar me pemë. Por, gruaja ime kishte një ide brilante dhe më inkurajoi që të mbjellim fidane. Pas mbjelljes se fiadnes së parë, hapësira filloi çdo herë e më shumë të marrë ngjyrën e gjelbër, dhe kuptohet se aty u rikthyen edhe insektet, zogjtë e peshqit, e më vonë edhe kafshët më të mëdha. Dhe mund të them që edhe unë kam rilindur”, ka deklaruar Salgado.

Çifti bashkëshortor themeluan Institutin e Tokës (Instituto Terra), një organizatë të vogël e cila që prej fillimit të themelimit ka mbjellë 4 milionë fidane dhe ka rikthyer malin aty ku kishte qenë më parë, para se të “vinte” industria.

“Ndoshta kemi zgjidhje. Ekziston vetëm një ‘krijesë” që mund ta shndërroi CO2 në oksigjen, e ajo është pema. Duhet sërish të mbjellim fidane. Na mbetet neve që sërish t’i rikthejmë malet që ishin dikur”, ka shtuar ai.

Në fund e gjithë puna e palodhshme edhe shpërblyer, janë rikthyer 172 lloje të zogjve, 33 lloje të gjitarëve, 293 lloje te luleve dhe shumë kafshë tjera të mëdha.

Ky projekt ka frymëzuar miliona njerëz në mbarë botën, e historia e tij tregohet edhe në filmin dokumentar “Salt of the Earth”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Botë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Biden thotë se kombet arabe,

Biden thotë se kombet arabe, "të përgatitura për të njohur plotësisht Izraelin" për herë të parë

Botë
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Kalo në kategori