LAJMI I FUNDIT:

Chris Rock ka qenë i fiksuar pas Jada Pinkett Smith për gati 30 vjet?

Chris Rock ka qenë i fiksuar pas Jada Pinkett Smith për gati 30 vjet?

Chris Rock ka publikuar së fundmi “Selective Outrage”, në të cilën ka trajtuar shuplakën e “Oscars”.

Megjithatë, një burim i afërt me Jada Pinkett-Smith pohon se ajo që ai tha në specialen e tij nuk është plotësisht e vërtetë.

Një person i afërt me palët ka folur së fundmi për revistën People duke diskutuar të gjitha temat që Rock trajtoi.


Chris Rock (Foto: AP)

Si fillim, burimi theksoi se Chris i ka kushtuar vëmendje Pinkett-Smith dhe kjo ‘po vazhdon për gati 30 vjet’.

Merren masa në ceremoninë e “Oscars 2023” pas shuplakës famëkeqe të Will Smith ndaj Chris Rockut
Lexo po ashtu Merren masa në ceremoninë e “Oscars 2023” pas shuplakës famëkeqe të Will Smith ndaj Chris Rockut

Personi i afërt me Jada Pinkett Smith thotë se ajo nuk është e përfshirë në tensionin e vazhdueshëm mes bashkëshortit të saj, Will Smith dhe Chris Rock.

Jada dhe Will (Foto: Getty Images)

Burimi vazhdoi, “Jada nuk ka pasur asnjë rol në të gjithë këtë, përveçse të turpëruarit. Chris është i fiksuar pas saj dhe kjo ka ndodhur për gati 30 vjet”.

Rock filmoi shfaqjen në Baltimore, prej nga është Jada.

Jada dhe Will (Foto: Film Magic)

Komediani bëri disa komente në emisionin e tij të ri për njerëzit që kërkojnë vëmendje duke u bërë si viktima, por mes tjerash shtoi: “Unë nuk jam viktimë. Nuk do të më shihni kurrë tek Oprah apo Gayle duke qarë”.

Smith nga ana tjetër ka folur mjaft shpesh rreth këtij skandali, duke i kërkuar falje Rockut.

Chris dhe Will (Foto: Getty Images)

Ai ndërkohë u përjashtua nga Akademia për 10 vjet. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Jo vetëm për shfaqje - Gjesti dhe Egli kanë shkëmbyer puthje pasionante edhe në dhomë të rrëfimit

Jo vetëm për shfaqje - Gjesti dhe Egli kanë shkëmbyer puthje pasionante edhe në dhomë të rrëfimit

Magazina
Rrezikon shëndetin - Egli Tako tentoi të priste nishanin pas fjalëve të Gjestit

Rrezikon shëndetin - Egli Tako tentoi të priste nishanin pas fjalëve të Gjestit

Magazina
“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur

“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur", Rovena Stefa publikon një video të vjetër të banores së BBVA

Magazina
Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

Magazina
The Bloody Alboz reagon për vdekjen e vëllait të Unikkatil

The Bloody Alboz reagon për vdekjen e vëllait të Unikkatil

Magazina

"Më ke bërë të ndihem si plehrë", Gjesti - Eglit: Kur e kam parë ma ka shpifur

Magazina
Kalo në kategori