LAJMI I FUNDIT:

Chevrolet do të lansojë një model me çmim të volitshëm, dedikuar të rinjve (Foto)

Chevrolet do të lansojë një model me çmim të volitshëm, dedikuar të rinjve (Foto)

Në LA Motor Show që zhvillohet këtë vit, Chevrolet do ta lansojë një makinë ekonomike, të destinuar për të rinj që sapo kanë marrë patentën e shoferit.

Dizajnerët e kompanisë i janë përshtatur shijeve dhe kërkesave që ka kjo kategori e popullatës, për të krijuar makinën e quajtur Spark Activ, transmeton Telegrafi.


Në mënyrë që shitjet të jenë të shumta, i është përshtatur edhe shuma që duhet të paguhet, meqë të rinjtë nuk kanë të ardhura të mëdha.

Për këtë makinë me 1.4-litra që ka 98 kuajfuqi, çmimet fillojnë nga 14 mijë dollarë, ndërsa nëse kërkohet me të gjitha shtesat duhet të paguhet mbi 18 mijë dollarë. /Telegrafi/

Chevrolet Spark Activ
Chevrolet Spark Activ