LAJMI I FUNDIT:

Chevrolet rikthen modelin Blazer, por jo si SUV (Foto)

Chevrolet rikthen modelin Blazer, por jo si SUV (Foto)

Modeli që ishte sinonim i makinave SUV, rikthehet si crossover

Po bëhet afro një vit, prej se kemi mësuar që Chverolet e rikthen modelin Blazer, një SUV ikonë që është prodhuar prej 1969 deri më 2005, transmeton Telegrafi. Kjo makine e popullarizuar familjare dhe sportive, e aftë të lëvizë nëpër të gjitha terrenet, tani do të vijë si crossover. Spiunët që merren me veturat e reja, e kanë fotografuar atë që besohet të jetë një Blazer, teksa testohej me shtresë të rëndë kamuflazhi, në motin e nxehtë të Evropës jugore.


Me këto ndryshime, pritet që Blazer të përmbushë boshllëkun me Equinox dhe Traverse, teksa do të ndërtohet në të njëjtën platformë të njohur si Chi, që është përdorur te GMC Acadia i fundit dhe i sapo prezantuari Cadillac CT4. Pritet që brenda t’i ketë pesë karrige dhe dy radhë. Nën kapak mund ta ketë motorin 1.5-litra dhe katër cilindra, apo alternativën 3.6-litra V6.

Të njëjtat kapacitete i ka edhe Acadia, vetëm se te Blazer kemi sistemin e transmisionit me nëntë shpejtësi automatike, teksa te Acadia është vetëm me gjashtë. Blazer pritet të jetë rival kryesor i Ford Edge dhe Nissan Murano. Prezantimi zyrtar pritet të bëhet gjatë nëntorit në Los Angeles, apo janarit në Detroit. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Telsa prezanton versionin e përmirësuar të Model 3 Performance

Telsa prezanton versionin e përmirësuar të Model 3 Performance

Auto
U ndalua nga policia për vozitje nën ndikim të alkoolit, burri nga Belgjika lirohet nga akuzat – mjekët konstatuan se trupi i tij prodhon alkool

U ndalua nga policia për vozitje nën ndikim të alkoolit, burri nga Belgjika lirohet nga akuzat – mjekët konstatuan se trupi i tij prodhon alkool

Auto
Zbulohen detaje dhe pamje të Grandland të ri, të lansuar nga Opel

Zbulohen detaje dhe pamje të Grandland të ri, të lansuar nga Opel

Auto
Zbulohen imazhet e Range Rover Electric teksa makina fillon testimin në

Zbulohen imazhet e Range Rover Electric teksa makina fillon testimin në "terrenet e ngrira" të Suedisë

Auto
Laseri, mënyra më e mirë për të larguar ndryshkun nga vetura

Laseri, mënyra më e mirë për të larguar ndryshkun nga vetura

Auto
Hezitoi të paguaj “merimangën” që ta dërgojë Ferrarin në destinacion – pronari ia dha punonjësit të ri – ai e përplasi në tunel

Hezitoi të paguaj “merimangën” që ta dërgojë Ferrarin në destinacion – pronari ia dha punonjësit të ri – ai e përplasi në tunel

Auto
Kalo në kategori