LAJMI I FUNDIT:

Chevrolet Convertible i vitit 1961 debuton si komplet Lego me çmim prej 150 dollarëve

Chevrolet Convertible i vitit 1961 debuton si komplet Lego me çmim prej 150 dollarëve

Një Chevrolet Corvette konvertibil i vitit 1961 është modeli më i fundit i artit të automobilistikes që i bashkohet linjës së Lego Icons, teksa shitja zyrtare fillon me 1 gusht dhe ka një çmim prej 150 dollarëve.

Kompleti përmban 1,210 copëza.


Corvette në fjalë ka një gjatësi totale prej afro 13 inçësh (33 cm), gjerësi prej 6 inçësh (15 cm) dhe lartësi prej 4 inçësh (10 cm). Lego rekomandon modelin për të apasionuarit të cilët janë 18 vjeçar e më të vjetër.

Corvette i vogël përmban një kofano e cila mund të hapet dhe që ekspozon një motor V8 dhe ventilatori i radiatorit madje edhe mund të rrotullohet.

Aty funksionon edhe timoni. Bashkë me modelin vijnë edhe tre komplete targash, raporton Motor1, përcjell Telegrafi.

View this post on Instagram

A post shared by LEGO (@lego)

Çatia përputhet me trupin dhe gjithashtu mund të hiqet ndërsa kabina përmban detaje të tjera sikurse pedalet, ndërruesin e shpejtësive, radion, pasqyrën e pasme dhe një timon.

Corvette origjinal kishte debutuar në vitin e modelit të vitin 1953, por se shumë gjëra kishin ndryshuar ndjeshëm në modelin e vitit 1961.

Veturat e para Corvette kishin fenere të vetme, dhe hera e parë kur aty u integruan një palë drita në secilën anë ishte viti 1958. Modeli i vitit 1961 ishte ekzemplari i parë me katër fenerë të pasmë rrethor si pjesë e një pjese të pasme të përditësuar. /Telegrafi/