LAJMI I FUNDIT:

Chevrolet Blazer SS prezantohet brenda këtij muaji (Foto)

Chevrolet Blazer SS prezantohet brenda këtij muaji (Foto)

Vetura me 400 kuaj fuqi, prezantohet gjatë New York Auto Show

Meqenëse Chevrolet Blazer, i inspiruar nga stili i Camaro, doli të ishte një SUV shumë sportiv shumë i pëlqyer, ishte vetëm çështje kohe, kur do të prodhohej edhe një makinë e ngjashme, transmeton Telegrafi.


Në kohën kur është rritur kërkesa për SUV me përformancë të lartë, si Ford Edge ST dhe Jeep Grand Cherokee Trackhawk, Chevrolet ka nisur angazhimin për të përfituar edhe në këtë drejtim.

Deri më tani, është ditur se po punohet në Blazer SS, ndërsa së fundmi u konfirmua se prezantohet gjatë këtij muaji, krahas disa modeleve të reja.

Aktiviteti New York Auto Show, që fillon më 17 prill, do ta shfaqë këtë veturë që do t’i ketë 400 kuaj fuqi.

Krahas pamjeve se si do të duket Chevrolet Blazer SS, ndërsa nuk dihet për të dhënat tjera lidhur me të. /Telegrafi/