LAJMI I FUNDIT:

Chelsea synon transferimin e Oblak, ofron para dhe Kepan për sllovenin

Chelsea synon transferimin e Oblak, ofron para dhe Kepan për sllovenin

Chelsea po mendon të ndërtojë një skuadër të fuqishme për edicionin e ri dhe të rikthehet në luftën për trofe.

Londinezët kanë blerë marokenin Hakim Ziyech, ndërsa raportohet se kanë paguar klauzolën edhe të super sulmuesit gjerman Timo Werner.

Megjithatë londinezët nuk do të ndalet me kaq, pasi duan ta blindojnë portën e tyre për disa vite.


Gjiganti anglez po tenton transferimin e njërit nga portierët më të mirë në botë, sllovenit Jan Oblak.

Chelsea tanimë ka bërë një hap para, duke dërguar edhe një ofertë zyrtare në drejtim të Atleticos për numrin një të Los Colchoneros.

Kampioni i gjashtëfishtë i Anglisë ka ofruar portierin spanjoll Kepa Arrizabalaga dhe 30 milionë funte për Jan Oblak.

27-vjeçari slloven vlerësohet 80 milionë euro, ndërsa Chelsea e ka barazuar ofertën pasi e vlerësojnë Kepan 50 milionë plus 30 milionë euro para kesh për Atleticon.

Mediat spanjolle raportojnë se Atleticos i ka pëlqyer ideja të kenë në radhët e veta Kepan dhe të fitojnë një shumë të mirë të parave për ta lënë të lirë Oblakun të largohet.

Megjithatë madrilenët po kërkojnë nga londinezët që të rritin pak më shumë shumën e parave në mënyrë që oferta të pranohet. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona përfundon në gjykatë shkaku i Koundes

Barcelona përfundon në gjykatë shkaku i Koundes

La Liga
Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Premier League
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Nuk ndalet Ratcliffe, zbulohet plani i radhës për ta fuqizuar Manchester Unitedin

Nuk ndalet Ratcliffe, zbulohet plani i radhës për ta fuqizuar Manchester Unitedin

Premier League
Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Liga e Kampionëve
Si një legjendë e FC Basel - mesfushori Taulant Xhaka i jep fund karrierës në verë, me një ëndërr të parealizuar

Si një legjendë e FC Basel - mesfushori Taulant Xhaka i jep fund karrierës në verë, me një ëndërr të parealizuar

Ligat tjera
Kalo në kategori