LAJMI I FUNDIT:

Chelsea përballë akuzave për shkelje të rregullave financiare

Chelsea përballë akuzave për shkelje të rregullave financiare

The Guardian ka publikuar një hetim në lidhje me financat e Chelseat, si pjesë e hetimit më të gjerë “Cyrpus Confidential” që ka të bëjë me korrupsionin në Mbretërinë e Bashkuar, BE, Ukrainë dhe Rusi.

Akuzat janë se gjatë epokës së Roman Abramovichit, klubi londinez ka bërë pagesa sekrete për përfaqësues të disa lojtarëve dhe trajnerëve dhe nuk ka raportuar për këto pagesa, duke rrezikuar shkeljen e rregullave të “Financial Fair Play”.

Blutë mund të përballet me sanksione financiare ose me zbritje pikësh në Premier League. Chelsea ka reaguar ndaj hetimit dhe deklarata e tyre është publikuar në Guardian.


Zbulohen klauzola sekrete të transferimit të Cole Palmer te Chelsea
Lexo po ashtu Zbulohen klauzola sekrete të transferimit të Cole Palmer te Chelsea

“Akuzat paraprijnë pronësinë e tanishme të klubit. Ato janë bazuar në dokumente të cilat klubit nuk i janë treguar dhe nuk kanë të bëjnë me asnjë individ që aktualisht është në klub,” thuhet në deklaratë.

“Gjatë procesit të marrjes në pronësi, Todd Boehly dhe Clearlake Capital iu bë me dije se ka raportime potencialisht të paplota financiare që kanë të bëjnë me transaksionet historike gjatë pronësisë së mëparshme të klubit”.

Cole Palmer thyen përsëri zemrat e tifozëve të Manchester Cityt teksa ylli i Chelseat tregon se është tifoz i Man United dhe Rooneyt
Lexo po ashtu Cole Palmer thyen përsëri zemrat e tifozëve të Manchester Cityt teksa ylli i Chelseat tregon se është tifoz i Man United dhe Rooneyt

“Menjëherë pas përfundimit të blerjes, klubi vete-raportoi proaktivisht këto çështje tek të gjithë rregullatorët e futbollit përkatës”.

“Në përputhje me parimet kryesore të grupit të pronësisë së klubit për përputhje dhe transparencë të plotë, klubi ka ndihmuar proaktivisht rregullatorët përkatës me hetime dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë”, thuhet më tej në reagimin e Chelseat. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Kalo në kategori