LAJMI I FUNDIT:

Chelsea nuk po ndalet me transferime, kompleton blerjen e yllit të Leicester Cityt

Chelsea nuk po ndalet me transferime, kompleton blerjen e yllit të Leicester Cityt

Chelsea ka arritur marrëveshje me Leicester Cityn për transferimin e futbollistit anglez Kiernan Drewsbury-Hall.

Shuma e cila është paguar për transferimin e 30-vjeçarit besohet të jetë 30 milionë euro, së bashku me propozimet tjera që Leicesteri ka marrë.

Mesfushori pritet që të kompletojë sot (30 qershor) testet mjekësore ndërsa kushtet personale janë arritur me një kontratë deri në vitin 2030.


I diplomuari në akademinë e Leicesterit po cilësohet si një lojtar i përshtatshëm për stilin e futbollit që Chelsea dëshiron të luajë nën urdhrat e trajnerit të ri Enzo Maresca, i cili zëvendësoi Mauricio Pochettinon në “Stamford Bridge” më herët këtë verë.

The Athletic kishte raportuar të premten se Chelsea ka bërë një ofertë për të nënshkruar me Drewsbury-Hall.

Futbollisti e ka refuzuar mundësinë që të transferohet tek Brightoni, ndërsa kontrata e tij me Leicesterin ishte e vlefshme deri në vitin 2027.

Drewsbury-Hall ka startuar në 41 ndeshje nga 46 sa i luajti gjithsej për Marsecan sezonin e kaluar, dukë shënuar 12 gola dhe duke dhurar 14 asistime teksa siguruan rikthimin në elitë.

Ai iu bashkua Leicesterit në moshën tetë vjeçare në vitin 2006 ndërsa kaloi nëpër sistemin e grupmoshave deri sa bëri debutimin në vitin 2020.

Chelsea gjithashtu ka arritur një marrëveshje në parim për transferimin e Marc Guiut nga Barcelona, ndërsa janë shumë afër kompletimit të transferimit të mbrojtësit Aaron Anselmino nga Boca Juniors./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Jo vetëm Salah, Van Dijk dhe Alexandre Arnold: Pesë lojtarë të tjerë të Liverpoolit mund të largohen këtë verë

Jo vetëm Salah, Van Dijk dhe Alexandre Arnold: Pesë lojtarë të tjerë të Liverpoolit mund të largohen këtë verë

Premier League
Milani dhe Interi dërgojnë ofertën zyrtare për të blerë San Siron

Milani dhe Interi dërgojnë ofertën zyrtare për të blerë San Siron

Serie A
Projektohet rikthimi i madh i Andrea Agnellit te Juventusi - madje me Jurgen Klopp si trajner

Projektohet rikthimi i madh i Andrea Agnellit te Juventusi - madje me Jurgen Klopp si trajner

Serie A
Lisian Thaqi, talenti nga Peja ftohet nga Bayern Munichu

Lisian Thaqi, talenti nga Peja ftohet nga Bayern Munichu

Ndërkombëtare
Kalo në kategori