Chelsea ka lëshuar pikë në shtëpi në përballjen ndaj Burnleyt, e vlefshme për xhiron e 27-të në Ligën Premier.

“Blutë” ishin me një lojtar më pak që nga minuta e 72-të, megjithatë pësuan gol në kohën shtesë – ku epilogu përfundimtar rezultoi të jetë 1-1.


Joao Pedro pas vetëm katër minutave lojë pas asistimit të Pedro Netos e zhbllokoi epërsinë për të kaluar Chelsean në avantazh.

Sidoqoftë, Wesley Fofana mori kartonin e dytë të verdhë dhe si pasojë gjyqtari e përjashtoi nga loja (72’).

Nga ai moment, Burnley krijoi disa aksione dhe e gjeti golin në kohën shtesë, përmes Ward-Prowse që shënoi pas asistimit të Flemming (90+3’).

Chelsea kësisoj qëndron në pozitën e katërt me 45 pikë ndërsa Burnley renditet në pozitën e parafundit me 19 sosh./Telegrafi

telegrafi sport app