Chelsea ka fituar 3-1 në udhëtim te Astana në kuadër të rrethit të pestë në Ligën e Konferencës.

Pas 14-të minutash lojë, Marc Guiu kaloi Blutë në epërsi me një asistim të Pedro Netos.


Vetëm pesë minuta më vonë, sulmuesi spanjoll realizoi edhe të dytin personal.

Renato Veiga e trefishoi epërsinë e Chelseat në minutën e 39-të, ndërsa Kevin Dewsbury-Hall ishte asistuesi.

Astana ngushtoi epërsinë e skuadrës londineze në minutën e 45-të, kur shënoi për 3-1 me anë të Tomasov.

Pjesa e dytë ishte sërish e dominuar nga Chelsea, por që gola nuk pati më – përkundër rasteve të shumta.

Chelsea vazhdon të jetë lidere me 15 pikë, ndërsa ndeshjen e fundit e zhvillon në shtëpi përballë Shamrock Rovers. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
telegrafi sport app