Chelsea ka lëshuar dy pikë në kohën shtesë, në përballjen ndaj Brentfordit, në kuadër të xhiros së katërt në Ligën Premier.

“Blutë” ishin në avantazh prej 1:2, mirëpo pësuan gol në minutat shtesë, kësisoj epilogu përfundimtar rezultoi të jetë 2:2.


Brentford përmes një kundëraksioni fantastik kaloi në epërsi me anë të Kevin Shcade që u asistua nga ish kapiteni i Liverpoolit Jordan Henderson (35’).

Megjithatë, në 45-minutëshin e dytë, me inkuadrimin e Cole Palmer – e tërë situata ndryshoi për klubin londinez.

Fillimisht, Palmer u kthye nga lëndimi me gol, ku shënoi nga afërsia pas asistimit të Joao Pedros (61’).



Ndërkohë, ishte Moises Caicedo që e përmbysi epërsinë me një gol nga distanca pas një topi të kthyer (85’).

Kur mendohej se Chelsea po arkëtonte pikët e plota, Brentford krijoi edhe një aksion, ku Fabio Carvalho ia tundi rrjetën londinezëve (90+4').

Chelsea tani renditet në pozitën e pestë me tetë pikë, derisa Brentford zë pozitën e 12-të me katër sosh./Telegrafi/

telegrafi sport app