Chelsea fiton me rezultat bindës përballë Crystal Palaces - Chilwell debuton me gol dhe asist

Chelsea ka fituar 4-0 kundër Crystal Palaces në kuadër të javës së katërt në Ligën Premier.
The Blues e dominuan pjesën e parë të zhvilluar në Stamford Bridge, mirëpo nuk arritën të shënonin në portën e mysafirëve.
The Eagles arritën të këndelleshin në minutat në vazhdim, mirëpo nuk ia dolën të rrezikonin portën e Edouard Mendyt.
Pjesa e dytë kishte një skenar tjetër, pasi vendasit arritën të shënonin plotë katër herë në portën e The Eagles.
Ben Chilwell debutoi për Chelsean në Ligën Premier me gol, duke shënuar me volej në minutën e 50-të, në paraqitjen e tij të 100-të në ligën angleze.
Vendasit nuk u ndalën me kaq dhe e dyfishuan rezultatin me anë të Kurt Zoumas (66’) që shënoi me kokë me një asistim të Chilwell.
Golin e tretë për Chelsean e shënoi Jorginho në minutën e 78-të, nga penalltia e cila u fitua nga Tammy Abraham.
Ishte minuta e 82-të, kur skuadra londineze sërish fitoi penallti, të cilën e nxori Kai Havertz, derisa Jorginho ishte përsëri i saktë.
Pas javës së katërt, Chelsea është në vendin e katërt me shtatë pikë, ndërsa në xhiron e pestë do të takohen me Southamptonin. /Telegrafi/
https://twitter.com/SnapGoal/status/1312377042827128833
https://twitter.com/SnapGoal/status/1312380265961005056






















































