Chelsea dërgon një ofertë zyrtare prej 40 milionë eurosh për yllin e Barcelonës

Chelsea ka bërë një lëvizje zyrtare për mesfushorin e Barcelonës, Fermin Lopez, duke dërguar një propozim me vlerë 40 milionë euro, sipas Fabrizio Romano.
Oferta u dërgua pak pas ndeshjes së klubit londinez të zhvilluar sot (e shtunë).
Tani, ekipi i Ligës Premier po pret përgjigjen nga Barcelona, por raportet në Spanjë sugjerojnë se gjigantët e La Liga e vlerësojnë 22-vjeçarin shumë më lart.
Barcelona thuhet se po kërkon të paktën 60 milionë euro, me disa media që njoftojnë se çmimi mund të arrijë deri në 90 milionë euro.
Interesi i Chelsea ka qenë i vazhdueshëm gjatë gjithë verës, me trajnerin Enzo Maresca që e sheh Lopezin si një objektiv kyç.
Negociatat ndërmjet dy klubeve pritet të vazhdojnë në ditët në vijim.
Ndërkohë, trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, mbetet i bindur se Lopez do të qëndrojë në ‘Camp Nou’.
“Unë mendoj se ai do të qëndrojë,” tha së fundmi Flick, duke theksuar përmirësimin e fokusit dhe qëndrimit të lojtarit pas bisedave të tyre./Telegrafi/



















































