Chelsea ka bërë ofertën e parë për Michael Olise, raporton Fabrice Hawkins i RMC Sport.

Oferta e bërë është në më pak se 45 milionë euro duke përfshirë edhe bonuset.


Lojtari është i tërhequr nga projekti i Bluve dhe ka pranuar tashmë kushtet e ofruara. Me shumë mundësi ai do të pranonte të bashkohej me klubin.

Olise është një anësor i djathtë 21-vjeçar, i cili aktualisht luan për Crystal Palace.

Sezonin e kaluar, ylli i Francës U21 shënoi 2 gola dhe dha 11 asistime për skuadrën e Ligës Premier.

Sulmuesi mund të luajë edhe si mesfushor sulmues ose anësor i majtë. Teknikisht, ai ka shumë të ngjarë të zëvendësojë Hakim Ziyech në skuadrën e Chelseat. /Telegrafi/

telegrafi sport app