Novitec më në fund ka ofruar një paketë të plotë tuning për Ferrari Purosangue, e cila përfshin edhe kompletin e ri Esteso me body kit të gjerë.
Ky SUV i fuqishëm tani duket edhe më agresiv, dhe tuneri mund ta bëjë atë më të fuqishëm, më të zhurmshëm dhe më të ulët.
Sa i përket eksterierit, pjesë e paketës janë zgjerimet e mbrojtësve të rrotave, të cilat shtojnë 6 centimetra në gjerësinë e modelit Purosangue.
Këto pjesë mund të jenë të bëra nga fibra karboni ose plastika Pur-Rim, duke krijuar një kontrast, por gjithashtu mund të porositen edhe në ngjyrën e karoserisë.
Blerësit që preferojnë një pamje më diskrete kanë mundësinë të zgjedhin pjesët e tjera të përmirësimeve të Novitec pa mbrojtësit më të gjerë të rrotave.
Një tjetër detaj i shkëlqyer është kapaku i motorit me hapje ventilimi, i cili opsionalisht mund të porositet me një pjesë nga karboni “i zhveshur”.
I njëjti material është përdorur për spliterin, grilën e radiatorit dhe zbukurimet e dritave të përparme.
Nga profili, vërehen mbulesat e pasqyrave nga karboni, pragjet, hyrjet anësore të ajrit, spoileri i pasmë, lip spoileri dhe difuzori i karbonit.
Në ofertën e Novitec janë gjithashtu materiale të reja për interierin, të disponueshme në çdo ngjyrë.
Purosangue i modifikuar ka marrë disqe alumini më të mëdha, të dizajnuara në bashkëpunim me kompaninë Vossen.
Janë të disponueshme tre dizajne të ndryshme, me disqe 22-inç në pjesën e përparme dhe 23-inç në pjesën e pasme. Seti mund të porositet në 72 ngjyra të ndryshme.
SUV-i i Ferrarit mund të pajiset gjithashtu me një set sustash që e ulin atë për 25 mm. Po ashtu, në ofertë janë edhe distancuesit, të cilët janë një shtesë e domosdoshme për ata që zgjedhin edhe mbrojtëset e gjera të rrotave.
Purosangue fuqizohet nga një motor atmosferik 6.5-litërsh V12, i cili zhvillon 725 kuaj/fuqi, por sistemi i shkarkimit i Novitec me katalizatorë sportivë e rrit këtë fuqi në 756 kuaj/fuqi, pa asnjë modifikim të motorit.
Sistemi i shkarkimit mund të bëhet nga çelik inox ose Inconel, me një përfundim opsional prej ari dhe dalje të ndryshme të gypave të shkarkimit. Blerësit mund ta porosisin atë me ose pa valvula fluture të kontrolluara në mënyrë aktive, duke u mundësuar të zgjedhin nivelin e zhurmës për situata dhe raste të ndryshme.
Çmimet nuk janë bërë publike, ndaj për më shumë informacion është e nevojshme të kontaktoni drejtpërdrejt me shtëpinë e tuningut. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mercedes në heshtje ka ndryshuar logon

Tesla po humbet terren në nivel global? Këta janë fituesit më të mëdhenj nga rënia e shitjeve të saj

Volvo krijon mega-bateri që mund të karikojë 20 vetura elektrike në ditë

Burri nga Luiziana përshkoi një milion kilometra me Toyota Tundra, dhe atë dy herë

Adoleshenti ndërton "Lamborghini nga kartoni" dhe e vozit atë me 40 km/h

Zbulohet çmimi i veturës më të lirë elektrike nga Volkswagen

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Aleatja e Trumpit bleu aksione pak para njoftimit dhe përfitoi mijëra dollarë

Berisha: Jam i gatshëm ta jap votën time për Kurtin, edhe nëse nuk jam pjesë e qeverisë

Historia e shqiptarit - diler droge që u dëbua nga Britania tri herë radhazi

Ndodh për herë të parë në histori - banorët bëjnë xhiro me makinë jashtë shtëpisë së Big Brother

Grenelli bëri thirrje t’i ndalen fondet, përgjigjet Gjykata Speciale

Loredana flet për rastin e Jozit me Gjestin: Ishte një pamje e fortë, e papranueshme dhe unë distancohem komplet nga ai veprim