LAJMI I FUNDIT:

Charlize Theron rrëfen për trendin kozmetik që akoma po e vuan

Charlize Theron rrëfen për trendin kozmetik që akoma po e vuan
(Foto: Instagram/charlizeafrica)

Aktorja e njohur, Charlize Theron, ka treguar së fundmi se është duke u rikuperuar ende nga trendi kozmetik i viteve të nëntëdhjeta.

Gjegjësisht, në një intervistë për InStyle, ajo u ankua për trendin e vetullave të holla që mbretëronte asokohe dhe tha se ende disi po e merr veten nga kjo.


Vetullat e shkulura tepër dhe të harkuara ishin një nga tendencat më të njohura kur aktorja filloi karrierën gati tri dekada më parë.

(Foto: Twitter/PageSix)

Në atë kohë, shumë yje, si Kate Moss, Pamela Anderson, Christina Aguilera e Jennifer Lopez, ndoqën trendin e vetullave të holla dhe ky trend u kthye sërish në modë, kur modelja Bella Hadid vendosi ta ndryshojë dukjen.

Megjithatë, Theron ka vendosur që nuk do t’i ndjekë më trendet dhe se dëshiron të plaket natyrshëm dhe se nuk do ta ndryshojë më kurrë në mënyrë drastike pamjen e saj për role të reja. Ajo iu referua edhe kritikave të shumta që merr çdo ditë për shkak të pamjes së saj.

Theron reagon ndaj thashethemeve për operacionet plastike
Lexo po ashtu Theron reagon ndaj thashethemeve për operacionet plastike

“Fytyra ime po ndryshon dhe më pëlqen që fytyra ime po ndryshon dhe po plaket. Njerëzit mendojnë se kam bërë një lifting të fytyrës, por plakja nuk do të thotë se kam bërë operacione plastike”, kishte deklaruar 48-vjeçarja. /Telegrafi/