Këngëtarja amerikane, Chappell Roan, tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj në sfilatën e McQueen gjatë Javës së Modës në Paris.

Artistja 28-vjeçare u shfaq me një fustan të zi transparent dhe mjaft provokues, duke mos veshur reçipeta poshtë tij.


Veshja me detaje rrjete zbulonte një tanga të vogël, ndërsa ajo e kompletoi pamjen me çorape të arta, byzylykë të kombinuar dhe vathë të mëdhenj në formë llambadari, shkruan DailyMail.

Flokët e saj të kuqe me kaçurrela i kishte stiluar në mënyrë elegante.

Chappell, emri i vërtetë i së cilës është Kayleigh Rose Amstutz, pozoi për fotografët përpara se të ulej në rreshtin e parë të sfilatës së koleksionit për femra vjeshtë/dimër 2026–2027.

Në të njëjtin event morën pjesë edhe disa emra të njohur si Gabbriette, Noomi Rapace, Sophie Thatcher dhe Daphne Guinness, të cilat gjithashtu tërhoqën vëmendje me paraqitjet e tyre në Javën e Modës në Paris. /Telegrafi/