LAJMI I FUNDIT:

Çfarë thotë twerking për vajzat! Pas dridhjes së të pasmeve fshihet një kuptim më i thellë – meshkujt “çmenden”

Çfarë thotë twerking për vajzat! Pas dridhjes së të pasmeve fshihet një kuptim më i thellë – meshkujt “çmenden”

Një eksperte tregon se çfarë fshihet pas fenomenit të vallëzimit– twerking!

Mënyra popullore e vallëzimit, twerking, ka vërshuar klubet e natës vitet e fundit.


Lëvizja e shpejtë e të pasmeve shpesh shihet me muzikë pop, tekno apo vallëzime, por te ne edhe me këngë popullore.

Ky vallëzim është bërë i popullarizuar në mbarë botën nga aktorja dhe këngëtarja Miley Cyrus në verën e vitit 2013, ndërkohë që i ka rrënjët e thella në kulturën afrikane. Pra, disa fise në Afrikë e përfshijnë këtë lloj vallëzimi gjatë kryerjes së ritualeve.

Në klubet e qyteteve, twerking-u mes vajzave shkakton disa shqetësime, ndërsa të tjerat i admirojnë ato. Sido që të thuhet, është e pamundur që seksi më i fortë të mbetet imun ndaj një prej atributeve më të forta të trupit femëror, transmeton Telegrafi.

Çfarë fshihet pas këtij fenomeni të quajtur twerking?

Nëse keni menduar se bëhet fjalë vetëm për vallëzim, gaboheni rëndë. Twerking ka një kuptim shumë më të thellë, konstaton ekspertja e gjuhës së trupit Judy James.

Ajo beson se twerking ka një konotacion seksual dhe se në këtë mënyrë sinjalet seksuale i jepen një individi tjetër. Në mbretërinë e kafshëve, do të kishte të bënte me çiftëzimin me sinjale drejtuar një partneri specifik.

Gjithashtu, në këtë mënyrë, femratz duan të tregojnë një sasi të caktuar të vetëbesimit dhe dominimit. Gjithashtu, tërheqja e vëmendjes te vetja është në lojë. Megjithatë, sot twerking është bërë një pjesë integrale e kulturës muzikore, videove dhe hobive.

Twerking ushtrohet dhe konsiderohet të jetë një mënyrë e shkëlqyer për të ushtruar dhe për të humbur kilogramët e tepërt.

via GIPHY

Mirëpo, edhe pse shprehja e seksualitetit në këtë mënyrë është e diskutueshme për shumëkënd, sot vajzat që merren profesionalisht me twerking kanë arritur ta çmitizojnë atë dhe të tregojnë se mund të jetë shprehje e krijimtarisë dhe artit. Një situatë e ngjashme ekziston me “pole dance” – kërcim artistik rreth një shtylle. /Telegrafi/